Ballina Histori 19 prill 1999 – Nga Rrustem BERISHA – ish Ministër i Mbrojtjes,...

19 prill 1999 – Nga Rrustem BERISHA – ish Ministër i Mbrojtjes, Komandant në Koshare

 

Armiku ishte mobilizuar me forca të shumta për kundërofensivë. Luftimet ishin të ashpra gjithë ditën, në të gjitha drejtimet dhe pozicionet. Armiku kishte sjell në përforcim brigadën 63 parashutiste, brigadën speciale 72, batalionin e policisë ushtarake dhe trupa të shumtë më qëllim që t’i ripushtojë pozicionet e humbura ne regjionin e gjerë të Koshares.

Forcat serbe pësuan humbje të mëdha, debakël të vërtetë, dhe u tërhoqën me turp!

Luftëtarët tanë nuk u zmbrapsën asnjë hap, edhe me çmimin e jetës. Këtë ditë të shënuar ranë për të mos vdekur kurrë, Heronjtë e Kosovës:

Sali (Beqir) Çekaj, Broliq
Afrim (Ahmet) Stojku, Arbanë
Aziz (Bajram) Gashi, Balincë
Bejtë (Azem) Kajdomçaj, Dedaj
Fatos (Shefqet) Limani, Prishtinë
Fisnik (Aledin) Ibrahimi, Beograd
Hysni (Sylë) Temaj, Kushnin
Ilir (Ahmet) Hoxha, Arbanë
Izet (Islam) Morina, Ostrozub
Leonard (Dedë) Palucaj, Klinë
Luan (Ruzhdi) Gashi, Prizren
Mejdi (Avdullah) Korrani, Pozharan
Shefqet (Fazli) Mustafaj, Gllogjan

Lavdi e përjetshme Heronjve të Koshares!