Ballina ED/OP Jemi para një fushe beteja me shume të panjohura – Nga Qazim...

Jemi para një fushe beteja me shume të panjohura – Nga Qazim SELIMI

 

Historiani izraelit Yuval Noah Hararit, shkruante këto ditë: “Furtuna e koronavirusit do të kalojë, por zgjidhjet që bëjmë këto ditë mund të na ndryshojnë jetët tona për shumë kohë”. Janë në mazhorancë absolute ata që merren me analizë politike: Politologë, publicistë, filozofë, historianë, ekonomistë, shkencëtarë dhe politikanë që paralajmërojnë se coronavirusi do të lejë pas një pandemi akoma më të vështirë, më komplekse dhe shumë më të ndërlikuar. Ajo që historiani izraelit e konsideron furtunë duket të jetë një cunam tronditës i rendit ndërkombëtar. Por jo vetëm, edhe i gjendjes socio – ekonomike dhe të sigurisë. Ka shanse reale që penomënia nga mushkrit e njeriut do të kalojë në mushkrin e ekonomisë por edhe të sigurisë globale. Kjo krizë gjigante e përbotshme, shumë komplekse dhe e ndërlikuar ka goditur rendë jo vetëm qytetërimin modern por ka venë në lojë arritjet e derisotme me të cilat bota civile është krenuar. Me një fjalë ka venë në pyetje shumëçka, por pyetja kryesore është:
Globalizëm, Nacionalizëm apo Rindërtim i rendit të ri botëror .
Këtë pandemi shumë shtetarë të botës të sotme e kanë quajtur luftë. Në fakt është më shumë se luftë, sepse len pas një terren plotësisht të minuar ekonomik, social, shoqëror dhe shtete të dëmtuara rendë në besimin e popujve ndaj tyre. Katastrofa që le pas në të gjitha rrafshet ka shanse reale që të shoqërohet me tronditje dhe krize financiare globale, me papunësi rekord, ulje konsumi dhe për rrjedhojë edhe të ulje të standardit të jetesës. Historia na meson se situata të tilla janë shtrat per përplasje dhe koflikte deri edhe ekstreme.
Edhe pse ne periferi jemi te ekspozuar duke qenë objekt dhe subjekt i pasojave të kësaj krize globale. Deri ketu është jashte nesh. Por problemi qëndron ne faktin se shtete me kapacitete të vogla reagimi, sisteme demokratike dhe qeverisëse jo funksionale si Ne janë ne rrisk akoma më të madh. Pavarësisht se jemi ne tunelin që nuk e kemi ndërtuar vetë dhe as i kemi kontribuar, dalje nga ky tunel do të jetë kryesisht punë e jona. Duhet te jemi aq të mençur sa të kuptojmë se për shume kohë e kemi të vështirë tu shtrijmë dorën e lypsit partnerëve të huaj siç bie fjala bëme me tërmetin. Nga ajo çfarë pësuan shtetet dhe qarqe financiare kujdestare dhe sponsorizuese do ta kenë të vështirë të tregohen aq xhentëlmenë si deri para kësaj pandemie. Aktualisht edhe për nevojat e veta janë të detyruar të pjellin me shale mbyllur. Dashtë zoti të na përgjigjen për tërmetin e të mos përdorin akrobaci burokratike për t’ju shmangur angazhimit.
Parë nga kjo perspektivë është koha për ndërtimin e skenarit të ngjarjeve të pritshme duke e shtrirë shikimin përtej hundës dhe nevojave të politikës ditore. Peshimi i ngjarjeve duhet të çojë ne ndërtimin e strategjisë afat shkurtër, afat mesme dhe afat gjatë. Strategjia duhet të jetë produkt i mendjeve të zgjuara duke e lënë jashtë militantizmin dhe llogaritë partiake. Ndërtimi i saj duhet mbështetur ne burimet kombëtare duke mbajtur në konsideratë dhe mobilitetin e ndihmës ndërkombëtare. Ajo duhet të shoqërohet me plan veprimi kombëtar i cili duhet të ndalë me çdo çmim hyrjen e vendit ne spiralen e trazirave sociale. Llogaritja e kostove duhet të shërbejë për zgjedhjen e të keqes më të mirë.
Kjo pandemi do na leje pas vetës një terren të minuar mbi të cilin duhet të operohet duke u ndeshur me shume rreziqe e kërcënime. Por më kryesoret janë:
Ekonomia – është viktima kryesore e saj. Stabiliteti dhe rritja tashmë veç janë dëmtuar rendë. Po të flasim me gjuhen e pandemisë ajo është virusuar në të gjitha rrugët aspiratore të saj dhe ndodhet e hospitalizuar. Mbajtja e saj gjallë është intubimi nga jashtë. Që do te thotë: Para kesh nga shteti për ruajtjen e kapitalit, të punësuarve dhe fillimin e punës. Zgjidhja e portofolit të shtetit do të thotë: borxh publik me të lartë, borsh të brendshëm më të lartë, investime hiç, punësim më pak, normë inflacioni me të lartë dhe për pasojë përkeqësim te mëtejme të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare duke i venë në kushte te mbijeteses. Prandaj sot është kusht pa alternativë rishikimi i të gjitha mundësive reale, rishikimi i të gjitha objektivave, prioritete dhe objekteve të financuara ne kushte normale duke i dhënë përparësi ekonomisë dhe konsumit.
Sistemi shëndetësor është tronditur ne themele nga kjo situatë duhet të marrë financimin, mbështetje ligjore dhe statusin që i takon. Profilaksia dhe mjeku i shëndetit publik duhet themeluar e vendosur si prioritet kryesor kombëtar.
Papunësia nëse lejohet te rritet- do të jetë njëra nga plagët më të rënda të kësaj pandemie. Nëse nuk merren masa drastike të mbrohet së paku gjendja e para pandemisë dhe të ruhen ekuilibrat ekzistuese, papunësia do ta godasë rëndë, prodhimin (aq sa e kemi), konsumin duke e futur vendin në destabilitet politik e social dhe për me keq do të nxisë eksod masiv të ri i cili do të jetë goditja e fundit e të ardhmes këtij vendi.
Siguria kombëtare do të vihet nën kërcenim jo vetëm nga rritja në shkallë akoma e përpjekjeve Rusi&Kinë për të rritur influencen dhe interestat gjeostrategjike në rajon por edhe nga hapësirat dhe mundësitë që kjo pandemi i krijon krimit të organizuar të kontrollojë asetet strategjike kombëtare, vendimmarrjen politike dhe rendin publik. Shtete me probleme të renda ne ketë drejtim si ky i yni janë dhe do të mbeten terren i përshtatshëm për krimin e organizuar shqiptar, pse jo edhe rajonal e ndërkombëtar. Uria për para dhe dëshira për pushtet e sundimtarëve tanë nëse nuk vihen nën fre do të kthejnë vendin ne teatër për dominim
e kontroll zonal ne rivalitet ekstrem të grupeve mafioze për dominim kombetar. Për pasojë vendi do të rrëshqasë nën dhunën e krimit, interesave të tyre kriminale, rritjes të varfërisë, pasurimit të një grushti oligarkësh hibrid (shtet&krim&korrupsion).
Shteti nuk ka dhe nuk duhet të ketë alternativë. Forcimi i sundimit të ligjit dhe veprimit të tij duhet të përbeje kapitullin e parë të strategjisë.

Paralel me punën për hartimin e strategjisë kombëtare për të likuiduar pasojat e krizës totale të shkaktuar nga pandemia duhet plan veprimi për ndezjen e motorit të ekonomisë. Jemi në kohen pik kur duhet të ndërtohen raportet të drejta ndërmjet shkakut dhe pasojës, vendimmarrjes të vështirë dhe pritjes në ngujim, masave shtrënguese dhe lirisë të veprimit, jetës të individëve apo grup individëve dhe jetës të shoqërisë. Ky është problemi. Kjo nuk është politike parciale, është interes kombëtar. Kjo është puna e lidreshipit politik dhe pushtetit politik dhe kurrsesi e komiteteve teknike. Një fushë betejë me shumë të panjohura na pret, fushë betejë e cila përveç pandemisë është e ndërvarur edhe nga loja e fuqive të mëdha e veçmas zgjedhjet e Nëntorit ne SHBA.
17 Prill 2020.