Ballina Rajoni Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Preshevë

Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Preshevë

 

Në klinikën infektive të Vranjës, specialisti kujdestar ka deklaruar se “është konfirmuar rasti i parë i infektuar me koronavirus nga territori i komunës së Preshevës dhe bëhet fjalë për një mashkull“.

Pacienti ndodhet në repartin e infektivës në Vranjës dhe gjendja e tij raportohet se është stabile dhe se nuk është në rrezik për jetë.
Ndërsa nga shtëpia e shëndetit në Preshevë thuhet se rasti ende është vetëm si i dyshuar pasi që do ti bëhet edhe një test definitiv.