Në vitin 1911, duke mbuluar një kryengritje shqiptare në kufijtë e Perandorisë Osmane, Gazeta shumë e njohur Petit Journal, në shtojcën e saj të ilustruar të së Dielës, të datës 28 maj, sjell në një ngjarje të jashtëzakonshme:
“Një luftëtare sapo e ka shfaqur veten në kryengritjen shqiptare. Yanitza (Jeanne) Martinay është vajza e një bajraktari.
Pasi vdekjes së babait të tij, në një kuvend të fundit, djalit të madh iu kërkua për ta zëvendsuar atë. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar është një fëmijë tetë vjeç. Çfarë të bëjmë?
“Më ndiq!” piskati Yanitza, pasi kishte mbledhur ushtarët e të atit, unë do t’ju prij në lavdi. Dhe shqiptarja Joan d’Arc, 22 vjeç, u turr drejt armikut.
Yanitza është e gjatë dhe e fortë. Bukuria e saj i josh kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër të stolisur me argjend dhe fildish, ajo drejton veprimet me guxim të rrallë. Dhe, këto ditët e fundit, ne e pamë atë, në krye të grupit të kryengritëseve që ajo komandonte, duke sulmuar osmanët e përforcuar dhe duke mos rëne në duar të trupave të sulltanit.”
Historia për Joan of Ark shqiptare është botuar një javë më herët me 21 maj të vitit 1911 nga New York Times, paraqet një pjesë të historisë së shqiptarëve në kohën e kryengritjeve kundër asaj që mbeti nga Perandoria Osmane dhe për kauzën e ribashkimit të territoreve kombëtare, një aspekt i rëndësishëm për natyrën epike dhe jetën shoqërore të një kombi që një vit më vonë do të fitonte pavarsinë, por fatkeqësisht i ndarë dhe i coptuar, dhe ende eshtë i ndarë.