E menduar tërë ditën rri e heshtur,
ky virus aspak nuk ka mëshirë,
vargje në letër hedh parreshtur,
pranvera të çel gonxhet, ka vështirë.
Dhimbja ther gjoksin dhe shtërngon,
lulet në parqe kanë humbur freskinë,
flutura mbi trupat e vdekur qëndron,
kthetrat hedh kriza, godet dhe perëndinë.
Tashmë realitetin e kemi harruar,
kush e nxiti mënxyrën, nesër si do jetë,
me gënjeshtrën e vërteta ngatërruar,
çdo ditë, po humbim vlerat dhe idetë.
Pse nuk gjejmë një gjuhë të diskutojmë,
pa shpresa, ikën e sotmja pakuptuar,
dritën në fund të tunelit s’e shikojmë,
kohën e bukës me racion kemi harruar.
S’e di pse Platone me erdhi në kujtesë,
ky poet në vargjet e tija bënë kushtrim,
bisedon me filozofët Aristotel e Hobbes,
për rrugën e paqes japin bashkë mësim.
Kapitalizmi i egër dhe i padukshëm,
peshon rëndë mbi masën globale,
të dobëtit godet pa mëshirë e dukshëm,
të varfërit mbyt në degjenerim e halle.
Me forcën e fjalës trumbetoni poetër,
si armë e ftohtë,me penën fshikëlloni,
çdo kohë,në fronin e dijes jeni mbretër,
ju kërkoni paqe dhe botën të ndryshoni.
Me emrin e fjalës së bukur, kush leu,
me drejtësinë e saj,me shenjtëri bekohet,
duke u djegur në flakë Galileo Galilei,
tha;Toka rreth diellit të zjarrtë rrotullohet.
Trandafile Molla Baja
15 prill 2020
Novara Itali.