Ai më ndaloi tek dilja nga shtëpia e më kërkoi ta marrja në punë.
-Nuk kam fond, i thashë.-Është krizë! Nuk shef ç’bëhet o njeri?!
-Ta jap unë fondin.Bile dyfish!
Nuk po merrja vesh gjë. E dija që ai kish paret e dynjasë.I kish ecur emigracioni dhe në Tiranë kish lëshuar me qira aq shpi e dyqane, dhe merrte aq para sa gjithë personelit të punës time mund ti jepte dy rroga në muaj,po të desh.
-Tani ma sqaro gjënë! – i fola une duke përdorur fjalën “gjë” që njerëzit e medhënj po e përdorin rëndom kur dalin në television, që të duken popullorë.
– Ore më çmendi kjo jetë në rehati.Çohem në mëngjes në orën nëntë. Ha dy veze e një banane.Pastaj zbres poshtë e pi kafe në lokal dhe harxhoj kohën me llafe deri në orën 12.00, kur gruaja më therret ne telefon të ngjitem me ashencor, të ha drekën.Pastaj gjumë dy orë e pastaj kafe, e pastaj television, e pastaj gjumë…
-Pastaj …?!
– Pastaj unë dua që ti t’më marrësh në punë dhe une ta vesh xhaketën shkallëve e të vrapoj të kap autobuzin që të mos vonohem e të jem në punë fiks në orën 8.00!