Duke lexuar dy monografi të shkruara nga ish Ambasadori shqiptar ne Britaninë e Madhe dhe Irlandë, Z. Mal Berisha, njëra për misionarin Erickson dhe tjetra për diplomatin Berstein, për jetën e punën e tyre të jashtzakonshme si diplomatë të dërguar nga kontinenti i largët, në periudhat më të vështira të popullit tonë, bindesh menjëherë se Amerika ishte dhe mbeti miku ynë më i madh e më i vyer, përsa i përket ekzistencës si komb, lirisë e pavarsisë. Ne njihemi kështu me Charles Telford Erickson (1867-1966) që shërbeu 30 vjet në Shqipëri dhe Herman Bernstein (1876-1935) që shërbeu në Shqipëri në kohën e Mbretërsë së Zogut, 1930-1933.
Ericksoni
Qysh kur errdhi në Korçe, më 8 shtator 1908, nga ana e Manastirit, ai kishte thirrur:”Tu ngjate jeta Shqipëri!”, pasi kishte udhëtuar me det, me tokë, me makina të tipit të vjetër, me karroca e me kuaj dhe do të mbetej këtu për 32 vjet me radhë, i dashuruar me këtë vend, me popullin e saj, me privacionet e luftrat, me gjithçka që ishte shqiptare, duke lënë këtu edhe shpirtin e vet. Bëmat e tij janë të jashtzakonshme, sikundër edhe vuajtjet, bashkë me familjen, në çdo cep të Shqiperisë, për të shpërndarë dritë, arsim e fanarët e lirisë. E do të mbetej një vepër kryesisht e tij: Shkolla Bujqësore e Kavajës (për djem e vajza), e themeluar ne v. 1923, si një nga monumentet e para të arsimit profesional tonin në nxjerrjen e bujqësise nga prapambetja e trashëguar. “Këtu – i shkruante ai nje miku te tij në Amerikë, – ka nje egërsi dhe nje liri që na rrethon, e cila e bën këtë vend të ndryshëm nga krejt bota tjetër, e veçanërisht nga jeta konvecionale në atdheun tonë!”.
Rrallë mund të kete ndodhur që udhëtarë të huaj, turistë, njerëz gjithfarësh të të gjitha sferave, të jenë shprehur në trajta superlative për vendin tonë të raskapitur nga luftrat e pandërprera, në krahasim me atdheun e tyre! Dhe që më pastaj, ta ndanin jetën e tyre, kafshatën e bukës, vuajtjet, ëndrrat dhe vdekjen me popullin tonë e të bëheshin shqiptarë deri në palcën e trupit! Se Ericksoni ngjan me një personazh tragjik, pasi pranoi te njejtat rrethana dramatike të njësuara me ne, përballë lakmive turke, serbe, malazeze, italiane e greke, duke provuar edhe torturën, burgimin , sëmundjet, vdekjen e të birit e arratisjen në mal, marrosjen e së shoqes nga kushtet e vështira të jetesës e sa e sat ë tjera. Dhe, kur diplomatët e vendit të tij kërkonin mbrojtjen e personalitetit të tij si qytetar amerikan, do të merrnin këtë pergjigje nga autoritetet turke: “ Ai eshte Shqiptar, flet e vuan si Shqiptar!” E do të jetë deri në fund të jetës së tij si i tillë, një amerikano-shqiptar që hyjnizon shpirtin, virtytet, krenarinë e sakrificat e shenjtëruara të shqiptarëve si komb.
Ky burre stoik si qëmoti, i paepur si karakter, është dekoruar në v. 1931 me “Urdherin e Skënderbeut” dhe qe mik nderi i Mbretit Zog, qe delegati zyrtar i “Vatrës” në Amerikë në Konferencën e San Franciskos në v. 1945, shkroi 5 vepra për Shqipërinë me titull “Shqipëria – Enigma e Ballkanit” dhe, kur do të largohej për në “botën tjetër”, patrioti shqiptaro-amerikan Qerim Panariti do të shkruante:” Ericksoni ishte një burre gjenial, i shumanshëm, predikues, misionar, diplomat, edukator dhe poet, i cili ia kushtoi jetën Shqipërisë dhe popullit të saj nga errësira mesjetare”
Herman Bernstein
Ky ishte personaliteti tjetër i shquar që dërgoi Amerika në ditë të vështira për Shqipërinë, kur gjitonët e fuqi të tjera më të mëdha “donin ta shqyenin e coptonin” nga faqja e dheut e do të mbetet si Ambasadori më I shquar i ShBA ne vendin tonë I cili shërbeu nga viti 1930-1933. Hebre nga origjina, i lindur në Lituani dhe i natyralizuar si shtetas amerikan, ai zoteronte 7 gjuhë të huaja, ishte shkrimtar, poet e kritik letrar, autor i 14 veprave origjinale dhe i shumë studimeve për Leon Tolstoin, Çehovin, Andrejevin, Bernard Shoun dhe, mbi të gjitha të tjerat, mik i afërt i tre presidentave amerikanë dhe i shkenctarit më të shquar të botës në kohën e tij Albert Ajnshtajn. Ai përktheu nga gjermanishtja në anglisht dramën e Aleksandër Moisiut “I burgosuri” kushtuar Napoleon Bonapartit për të përmndur vetëm disa prej veprave të tij. Ai vërtetë ndenji në këtë truall tre vite, por ato mbetën në kujtesë sa për tre shekuj të tërë!
Kur Ericksoni do të themelonte Shkollën Bujqësore të Kavajës, ishte pikërisht Bernstein ai që do të përshëndeste këtë ngjarje të madhe për arsimin tonë. Ai do të bëhej mik i afërt i Mbretit Zog e do të jetonte, punonte e do të shkruante për të studimin më adekuat, do të lidhej menjeherë me personalitete të tjera të Shqipërisë, si At Gjergj Fishtën, Nolin, Konicën, Lef Nosin e do të kishte korespondencë të vazhdueshme me Aleksandër Moisiun. Do të gëzonte edhe ai prej Mbretit Zog “Urdhërin e Skënderbeut”. Kemi prej tij një studim të thelluar për Skënderbeun, një dramë origjinale të përkthyer të Moisiut dhe bëhet avokat i madh i popullit tonë në shumë forume ndërkombtare. Autori shkruan se Bernstein ‘ishte njeri universal…dhe se emri i tij u fsheh per 46 vjet të sundimit të egër komunist në Shqipëri, por ai perfaqesoi këtu popullin amerikan e personalisht miqësinë e pakursyer të tre pesidentëve te shquar amerikane : Roosvelt, Ëilson e Hoover, te cliët ishin edhe miqtë e tij personal.
Në një udhë bashkë me ne…
Që të dy këta njerëz te mrekullueshm bënë rrugëtime të pafundme nëpër Shqipëri, udhë e pa udhë, në mot të keq të natyrës e të politikës, ditën e natën, si dy martirë që si tremb as vdekja, ngado që vinte ajo. Ericksoni njohu edhe “ udhën universale të zemrave të shqiptarëve”, po edhe vuajtjet e kolerës. E merrte udhën edhe i vetëm, me këmbë, kur papritur shqiptari i ofronte edhe kalin e vetëm që të udhetonte i qetë, rrugë e pa rrugë. E kur do t’i vdese fëmija nga e njëjta sëmundje e mallkuar, do t’i vinte për ta ngushëlluar i gjithe qyteti i Elbasanit, për t’i lehtësuar dhimbjen. PIANO
Bernsteini, që ishte edhe shkrimtar, sodiste me kërshëri rrugicat e Tiranes, endej nëpër pazarin e vjetër e vajti me këmbë deri ne Shijon, nga Rruga e Qafë Krrabës, për të dëgjuar një meshë në Kishën e Shën Gjon Vladimirit. “Kam patur kënaqesinë, -shkruante Ai,-të udhëtoj shumë në vendin tuaj të bukur dhe kam parë me sytë e mi edhe gëzimin, edhe keqardhjen. Kam parë njerëz të padjallëzuar, të thjeshtë, shumë punetorë, paqësorë, dashamirës dhe të këndshëm, të pajisur me tipare dhe karaktere fisnike….” Bernsteini do të ndjejë edhe fisnikerinë shqiptare në mbrojtje të njerëzve të besimit të vet, të atyre hebrejve që po persekutoheshin barbarisht nepër Evropë por që gjetën strehë e mbrojtje në vendin tonë… Prania e këtij diplomati amerikan me prejardhje hebraike është akoma një dëshmi e bujarisë shqiptare, kur Profesor Scarlet Epstein, edhe ajo hebreje, shkruante se:” Unë jam gjallë në sajë të bujarisë shqiptare”
Shqiptarizma
Që të dy këta emisarë të lirise, kishin të njejtin ideal, në kohë krejt të ndyshme: se shqiptarizma mund të fuqizohet, brenda e jashtë këtij trualli, përmes përhapjes së dijes dhe shkollës shqipe, kundër errësirës, prapambetjes feudale e përçarjeve të huaja, duke sensibilizuar kudo forcat progresive në Shqipëri e kudo në botë. Ericksoni njihej e forcon miqësinë me Lef Nosin e Gjon Koliakën në Elbasan e Kavajë, me motrat Sevasti e Parashqevi Qirjazi në Korcë, me Kristo Dakon në Durrës dhe me Luigj Gurakuqin e Sotir Pecin e sapo kthyer nga jashtë. Qysh në vitin 1911 Ericksoni kërkonte që të vendosej gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në vilajetet e Shkodrës, Korçës, Manastirit e Janinës “te cilat, -nënvizonte ai, përbëheshin në shumicën absolute nga shqiptarë…”. Të njejtat ideale do të vazhdonte të forconte 20 e ca vite më mbrapa në Shqiperi e jashtë saj Bernsteini, duke vendosur po në të njejtin rrafsh Amerikën, Izraelin dhe Shqiperinë, shpirtërisht e politikisht,-gjë për të cilën do ta anatemonin ashpër qarqet e huaja fashiste se “po i tejkalonte kufijtë e punës së një ambasadori!…”
Brenda e jashtë Europes (?!)
Dhe kështu, që të dy këta amerikanë, do të ndesheshin me çështjen më paradoksale të të gjitha koherave, se vendi më i lashtë i Europës do të qëndronte artificialisht jashtë saj! Një absurditet, që do t’ia kalonte çdo hamendje e që do të vazhdonte artificialisht deri në ditët e sotme …. Ishte ky Erickson, që në vitin 1913, në nje gazetë Londineze do të shkruante se si “ një popull superior, ishte paraqitur mbrapsht në menyrën më të qellimshme dhe te padrejtë ne pjesën tjetër të Europës..”, duke u shprehur më tej kundra Traktatit të Fshehtë të Londrës. Së toku edhe me Zonjën Edith Durham, do t’i përkushtoheshin çështjes shqiptare kundër pretendimeve territoriale të serbeve, bullgarëve, malazezëve, grekëve, italianëve etj. dhe propogandës së tyre shoviniste se “shqiptarët janë gjysme të egër”, duke u thënë atyre me zë të lartë e të fortë se kanë të bëjnë me një popull të qetë e të mrekullueshm, të cilët “i kanë dhënë përherë individualitete të shkëlqyera Greqisë së Lashtë e asaj moderne, Perandorisë Bizantine dhe asaj Turke…”( Hequate), si edhe Romës, Spanjës, Gjermanisë e me tej .Dijetarë të huaj kanë nënvizuar enkas se “Shqiptari ështe një aristokrat, një njeri i lirisë dhe fisnik “( Rene Pinon), “jashtë ata janë luftëtarët e paepur të Aleksandrit, te Pirros, Dioklecianit, Skenderbeut….” (Historie de Turke, Lavalle). Me cilësinë e një studjuesi të mirëfilltë, të një publiçisti të shquar e të një diplomati energjik, Bernsteini, pasi e shkeli me këmb tokën shqiptare, pasi njohu mirë historinë e lashtë e të re, si edhe shpirtin e këtyre njerëzve, e quan Shqiperinë “tokë të panjohur europjane…,cep i fundit i pazbuluar i Europës Juglindore…i banuar prej një race të lashtë e të guximshme…, me toleranca fetare…,një popull tragjik, por një racë heroike…tokë e harruar e Europës!”
Po ky ambasador, nëpërmjet hulumtimeve të diplomatit tonë Mal Berisha, do të sjellë përpara opinionit publik shqiptar e atij botëror edhe qëndrimin e Mbretit Zog ndaj kësaj cështjeje të përjetshme, me intonacione teatrale absurde se, që më 17 korrik te vitit 1930, ai do të deklarohej “për një bashkim shteti europian, (që) vështirë se mund ta merrnin si çështje serioze… (dhe që) për një kohë të gjatë do të mbetet veçse një enderr, nje ideal i largët!”
Neper dyert e kancelarive te larta
Dhe historia zhgenjyese me Europen do te zgjaste per me shume se nje shekull, si nje enderr e mire dhe e keqe bashke…Mandej kishte edhe sharrje te renda per te, me fjale qe “si ngre kandari”. Por vete populli do t’ia merrte nje kenge tjeter” “Mbahu nëno, mos ki frike, se ke djemtë n’Amerike”! Prandaj, Amerikani Erickson, qe e nuhati kete pune qe ne v. 1908, “jepte e merrte” me Ameriken, jo vetem me bijtë e Shqiperise atje, po edhe me qeveritarët e atjeshëm deri tek presidentet e saj. Po keshtu beri edhe amerikani tjeter Bernstein qe “s’la gur pa levizur” qe Shqiperia të mos kolonizohej.
Kunder idese se shqiptaret “ jane dele pa çoban” dhe rrezikut te coptimit te metejshëm, me një shtet të pavarur, ata kembngulnin e kërkonin pranë kançelarisë së vendit te tyre te madh per ta shpëtuar Shqiperine nga kaosi, para e pas luftrave ballkanike e botërore. Nëpër faqet e këtyre librave do të gjënden episode rrënqethëse, kur fati i vendit tonë do të “varej në fije të perit”, por që do të shfaqej në horizont një president Amerikan, i cili më 1919, -ten, si Ëillson, do të thoshte në Konferencen e Paqës në Paris: ”Te bejme nje lufte per t’i dhënë fund luftës!”. Dhe, kur Ai do te mësonte prej mikut e te derguarit te tij ne Shqiperi se çfare po ndodhte aty, per ta “shqyer si qentë!”, do te thoshte boterisht:” As une, as populli Amerikan, kurre nuk do te pranojmë që populli shqiptar, i cili ka luftuar dy mijë vjet per lirinë e tij, të sakrifikohet per hir të ambicjeve politike të fqinjëve të vet”.
E do te ishte po ky Erickson qe do te perfaqesonte Shqipërine me 1920, -en, si i deleguar i shtetit shqiptar në ShBA. Ai do të bënte gjithçka që Shqiperia te njihej në mbarë botën, per t’u kthyer dy vite me pas si diplomat amerikan ne Shqiperi. Po edhe pas luftes se Dyte Botrore, në v. 1945, Ericksoni, si të ishte tashmë një shqiptar i vërtetë, do të perfaqësonte “Vatren” e Amerikes ne Konferencen e San Franciskos, per të thënë perseri me zë të larte se:” Shqipëria e pergjakur dhe e shkatërruar nga lufta është lënë jashtë derës!”. Diplomati I dytë amerikan Bernstein, edhe pse nuk qëndroi më tepër së tre vite në Shqipëri, intensiteti i veprimtarive të tij jashtë saj, vazhdoi ngado e kudo ku i shkonte fjala, deri sa dha frymën e fundit Nje gazetar i asaj kohe shkruante se “prapa emrit te Bernstenit fshihet e gjithe Amerika”. Ai ishte, sikunder shprehet autori i ketyre librave, “Nje avokat i madh i vendit tone te vogel”. Dhe fjalen e tij do ta degjonin e vleresonin të tre miqtë e tij me me vlere , në kohë të ndryshme, presidentet Theodore Roosvelt, Ëoodroë Ëilson dhe Herbert Hoover.
Midis Letersise e Publicistikes
Nuk kisha lexuar me pare libra te tillë, të cilët qëndrojnë bukur midis letërsisë e publiçistikës e ku, si politika bashkëkohore, ashtu edhe diplomacia thuajse “burojnë” pastër, bindshem, në trajtat më tërheqëse dhe me kompetencën që ka vlera e diplomacisë dhe e politikës. Ndofta eshte hulumtimi i thelluar dhe i shumanshem i dokumentacioneve arshivore, ndofta vertetesia e forca bindese e figurave që përshkruan në korelacion me kohën, po edhe stili i të shprehurit gjuhësor, larg frazeologjisë stereotipe. Po jane edhe libra krejt te ndryshm: Ai per Ericksonin i ngjan më teper një romani, ku figura kryesore ka pamjen e nje heroi origjinal që niset per të vuajtur, midis një populli, sa të varfër, aq edhe luftarak, duke u shndërruar vetiu në një personazh tragjik, bile në një hero të dimensioneve të mëdha, me shpirt të madh e stoik, që del nga vetia e u përket të gjithëve, të gjitheve. Ndërsa libri për Bernstenin është i ndarë në dy pjesë dhe ku fryma letrare, do t’ia lerë vendin analizave te diplomacisë e të politikës, brenda e jashtë…Autori Mal Berisha, është këtu brenda fushës së tij të diplomacisë, po është edhe brenda vetes, si njeri, duke shprehur kështu harmoninë e ketyre njerëzve që dalin edhe jashte kohës së tyre, per vlerat gjeniale, të të dy popujve miq, të Amerikës e të Shqipërise, duke rezonuar njësoj. Dhe, per të arritur deri këtu i duhej të bëhej edhe një “rrëmihes” i pashoq i arshivave të Londrës, Uashingtonit, Yales e Ny Jorkut, te Ankarasë e të Stambollit, duke gjurmuar jetën e veprimtarinë e këtyre dy amerikanëve të shquar, burra shteti dinjitozë, ministra të devotshëm, njëherësh shkrimtarë e poetë, përkushtimi e dashuria e të cilëve ndërthurret midis vendasve ku bujtën dhe shtetit të tyre të madh.
Ne nje kryeqytet të Europes , ku kam jetuar e punuar nga halli i mbijeteses, kam njohur (midis ambasadoresh te perkushtuar , edhe ndonje syresh “jashte loje”, te cilin e gjeje me teper kudo ku “delte tym e kerciste daullja bym!”, cakerqejf, qejfpaprishur e punepabitisur, ndersa Mal Berishen (qe vitet e fundit ka hequr jo pak edhe nga mbiemeri qe ka !), i dolen thinjat ne koke para kohe, duke qendruar me korrektesi ne krye te detyres se vet, si i derguari i nje shteti te vogel ne nje nga shtetet me te medhenj e me te fuqishm te botes, qe e perfundoi misionin e vet me dinjitet, i furosur me veprimtari diplomatike, kulturore e studimore, midis te cilave shquhen edhe keto dy monografi diplomatesh te shquar e njerezish te jashtzakonshem./ Shekulli, 26.07.2018 /
———————————-
[1] Mjeshtri I Madh Miho Gjini është një ndër kritikët më të shquar të letërsisë dhe të teatrit shqiptar, autor i mëse 23 veprave kritike, letrare, dramaturgjike dhe artistike. Për shkak të ideve demokratike në artin dramatik, ai u denua nga diktatura komuniste në vitin 1975 dhe vuajti në burgjet më të vështira politke dhe në internime deri në vitin 1991 kur Diktatura ra në Shqipëri.