Nga Lutfi DERVISHI
Sot në Tiranë, duket dita e parë e çlirimit. Automjetet gumëzhijnë edhe pas orës 8:00, dhe kalimtarët (pothuaj 99% pa trasta në duar) ecin shpenguar si të jetë data 14 prill 2019.
Me zgjatjen e orarit të shërbimit të marketeve, farmacive, shumë banorë mund të furnizohen në dyqanin poshtë/ afër pallatit pa krijuar radhë.
Orari i lëvizjes për të shkuar në punë nga ora 05:00- 08:00dhe kthimi 16:-17: 30 nënkupton që mes këtyre orareve mund të lëvizin vetëm policia, mjekët, gazetarët dhe rastet urgjente. Nuk duket të jetë ky rasti.
Mesazhi se në mungesë të vaksinës funksionon vetëm izolimi dhe distanca sociale – ka hyrë në një vesh (nëse ka hyrë) dhe ka dalë nga tjetri.
Ideja se ky virus i padukshëm do të ndryshojë sjelljet tona duket thjesht iluzion.
Asgjë nuk do të ndryshojë, 200 mijë makinat me naftë në Tiranë janë gati çdo moment të furnizojnë mushkritë tona me CO2, të cilësisë së parë.
Ndryshe nga Italia në lajmet tona mungojnë pamje nga pavioni infektivit për të kuptuar se çfarë të pret nëse nuk respekton izolimin dhe distancën.
Për të shpëtuar jo vetëm jetët e njerëzve, por edhe ekonominë të gjithë presin me padurim lajme të mira nga shëndeti dhe financat.
Por thjesht duhet kujtuar se nuk jemi më 14 prill 2019 që rrugët dhe akset kryesore të Tiranës të jenë plot me makina nga ora 8:- 16:00, orë kur mendohej se do të dëgjoje vetëm …cicërimat e zogjve!