Ballina Ravijëzime “Qingjin që e hëngren qentë” – Nga Avdyl MATOSHI

“Qingjin që e hëngren qentë” – Nga Avdyl MATOSHI

 

Disa politikanë shqiptar të Kosovës dalin në bjeshkë për gjueti… Gjatë gjithë ditës nuk vranë asgjë.

Në kthim panë një djalë të ri me një tufë të madhe delesh. U ulën e i thonë djalit:

– A na njef…?

-Po,- iu tha bariu. Ju kam parë për natë në televizor.

-A po na e pret një qingj- i thanë politikanët…

-Po,iu tha bariu…

Ai e preu qingjin, e poqi…dhe pasi e hëngrën qingjin, u ngopën mirë, filluan ta falënderonin me fjalë të mëdha.

Kur e panë se bariu po e mbështillte lëkurën e qingjit, nuk i la Zoti rehat e, njëri prej tyre, po ndërhyn:

-Për aq sa të kushton kjo lëkurë ma mirë hidhe e mos ta shohin baba yt.

-Jo,- iu tha djali,-  nuk i them të vërtetën…!

-Po si do t’i thuash babës tand…?

-Kam me i thanë se qentë ma hëngren qingjin…!