Ballina Diaspora E GËZOFSHI LIRINË…! – Meditim nga Selman MEZIU

E GËZOFSHI LIRINË…! – Meditim nga Selman MEZIU

Sa e shtrejtë qënka liria. Sa ngrohtesi në shpirt të mbillka ajo. Sa të gëzon, çliron ndjenjat, mendimet, poret e gjithë trupit. Nga kjo këputje vargonjsh ngujimi, vjen lirim i energjive pozitive. Kënaqësia shton metabolizmin e qelizave trupore. Udhetimit në mes peisazheve ku gjethet sapo mugullonin, dejet trufullojn prej turrit. Drurët e lulëzuar jetonin qetësisht me kurorat qe ju ngjanin shqiponjave ne fluturim. Shkurret poshtë tyre buisnin lule gjithë ngjyrshe.
Ndërsa autoastrade me gjashte korsi ndriste nga rrezet mëngjezore të diellit. Lëvizjet ishin të kursyera. Ndonj makinë policie që lëviste me shpejtësi. Kur i shikoja dritherimat më vinin në trup. U çlirova, u gëzova me pamjet e natyrës që buzqeshte. Ecim, vështrojm plotë kënaqësi, relievet e përthyeme me ngjyrat e pranverës. Jargavanët e sapo çelur na dhuronin pamje mahnitës. Une përfytyroja aromën e kandshme të tyre. Sigurisht, kuptoja thellë në shpirt, se sa e çmuar qenkërka liria. Të jepka flete me fluturue.
E përsëri me kujtohet mbyllja katër qosheve të shtëpisë. Fëmijët fytyrë zymtë që nuk shikojn buzëqeshjen e prindërve. Shërbetorët me bluza të bardha që vuajn e ju brengoset shpirti me të sëmuret. Sot janë me qindra mijëra që lëngojn nga dhimbjet. Peisazhi i tyre i mbytur nga bluzat e bardha, ndrydhja, britmat e vdekjes. Zhurma e sirenave të ambulancave më copton shpirtin. Nënat të sëmura nga virusi vujan dhimbje therëse, por i gëzohen fëmijës të sapo lindur. Një njeri i çliruar, i lirë, i shtohet botës së sëmur. Jeta ka shpresën e vazhdimësisë.
Lirinë kush m’a rrëmbeu mizorisht. Atë që unë shumë e çmoj. Dikush i veshur me kostumin e qeveritarit. Ndokush që hëngr një lakuriq nate. Apo një tjetër që bënte shkencë, Ai i flamosur, fluturoi. Në hapsirë. Virusi i padukshëm fitoi lirinë. Doli nga epruvetat e xhamta. Hyri në mushkrine njeriut , një , dy, tre … U vet burgos. Por na doli djallëzor. Aty u shumua. Gjeti inkubatorin. Çfarë fati! Neriun e lodhi, e sëmuri. i shkaktoi dhimbje të forta. Spitalet u mbushën. Virusa të tjerë fitonin lirinë. Te vegjël e të mëdhejnj. Femëra e meshkuj, fëmijë, nipër, mbesa dolën në ajrin e ndotur. Përsëri gjetën folenë te mushkëritë e të tjerëve, po aty ato krijuan familjen. Përsëri dilnin nga ngujimi e kështu në pafundesi.
Virus me tentakula të helmta, ngujoji miliona e miljona njerëz. Teknologjitë elektronike nuk po e mundën dot. Ai i ngujoi. Ju mori diellin, ajrin, edhe ushqimin. E futi njerëzin në shishe. Çfarë fapkeqësie! Sa turp për teknologjitë moderne! Shkenca po punon thonë. Pa çka se vdesin mijëra njerëz në ditë.
Sigurisht kush çlirohet prej tijë, gezohet. Unë e munda. Por jemi pak njerëz që e kemi fituar. Une dua t’i shkallmojme prangat e këtij helmi. Ky na idhëtoi shpirtin, jeten. E une dua që lirine t’a fitojm të gjithë. Të lëvizim, të shohim natyrën. Të prodhojm. Të punojm për të jetuar. Lirinë e fitova, por, dua të mësoi të vërtetën. Nga u gjet ky virus që po merre nëper kamb një botë të tërë? Mos valle e shpiku vetë njeriu në laborator? Apo njerëzimi me shkatrrimin e mjedisit natyror i krijoj kushte shumimi? Kur të fitojm lirinë të gjithë. Kur të gëzohemi e këndojm çlirimin, do t’a gjejm fajtorin. Se paku kështu mendoi unë.

Firence, 14. 04. 2020