Nga: prof. Rexhep ABAZI, Medvegjë
Në këto ditë shumë të vështira për njerëzinë në tërë botën, është e rëndë të gjenden e ta përballojnë edhe shtetet më të forta e më të organizuara, siç po e shohim për çdo ditë e më shpesh. Atëherë, si t’ia dalin ato vende e shtete më të vogla e më të varfëra, për t’mos folur për ato skajsmërisht ishin të varfëra n vazhdimësi?!
Mirëpo, sikur njerëzit të ishin të organizuar në bazë të parimit të humanitetit, bashkëpunimit e mirëkutpimit, kjo vështirësi do të kalohej më lehtë e më mire. Fatkeqësisht, me ndarjet që ekzistojnë, në nivelet ndërkombëtare, shtetërore e ndërshtetërore, nacionale, politike e gjeostrategjike, kjo pandemi, thuaj se e gjeti kohën dhe terrenin më të përshtatshëm për të shkaktuar dëmin më të madh në njerëz e në ekonomi.
Mendoj se këta e kanë të dyfishuar vuajtjen dhe rrezikun nga pasojat ndër më të rëndat.
Presheva, Medvegja as Bujanoci nuk kanë spitale. Për Preshevën e Bujanocin është spitali në Vrajë, e për Medvegjën në Leskoc, qytete këto të cilat nuk mund t’I mbulojnë as nevojat e popullates së tyre, në rrethana të rëndomta, për këto të jashtëzakonshmet, Zoti e din si ia bëjnë?
Sipas të dhënave deri më tani, falë Zotit, në Preshevë e Bujanoc nuk ka asnjë rast të të prekurit me këtë sëmundje, në Medvegjë dy raste … Uroj që kjo të jetë realitet, ndoshta Zoti i ka kursyer.
Në se i kthehemi gjendjes socio-ekonomike, janë këto tri komunat e grupit të komunave më të pazhvilluara, me numrin më të madh të të papunëve, me varfërinë më të madhe në Republikën e Serbisë. E tani në kët situate katastrofe natyrore, si do ia dalin ata? Padyshim se përgjigja mund të nënkuptohet.
Para kësaj pandemie, popullata e kësaj ane u ballafaqua me një ekstremizëm të skajshëm antihuman të shtetit . Popullatës rezidente shqiptare, nga organet e shtetit MPB të Serbisë, iu pasivizuanë adresat e qytetarëve rrezident, u shlyen nga Regjistrat zgjedhor dhe u bënë inekzistent për këtë shtet. Vetëm në komunën e vogël të Medvegjës kjo fatkeqësi goditi mbi katër mijë shqoptarë, të cilët tani nuk ekzistojnë në asnjë evidence si banorë resident. Po kështu edhe në vitet 1999/2000 një numër edhemë i madh i shqiptarëve nga këto tri komuna u dëbuan nga vendbanimet e tyre e nuk u lejuan të kthehen më kurrë, pjesa më e madhe e të cilëve gjenden në Kosovë, por jo të paisur me dokumente valide si qytetarë rezident.
Mbase, për këta njerëz do jetë situate edhe më e vështirë, si dhe çka të bëjnë në se larg qoftë sëmuren, por edhe si t’ia bëjnë edhe për nevojat e përditshme për gjëra ushqimore e të tjera e nuk kanë dokumente valide identifikimi, të udhëtimit apo të sigurimit shëndetësor. InshaAllah Zoti i Madh i ruan, së paku nga kjo sëmundje.
Po, e vërtetë se vështirë e ka edhe Kosova edhe Shqipëria në këtë kohë pandemie, ama a është e mundur që nuk u bie ndër mend për këtë pjesë të kombit shqiptarë që po heq të zitë e ullirit edhe pa pandemi, e lere më tani kur bota po tundet nga pasojat e sajë.
Allahu i ndihmoftë këta njerëz të lënë në harresë edhe nga kombi i vet…!!!