Ballina Aktualitet Seancë në kohë Pandemie, deputetët do të votojnë të enjten 24 akte...

Seancë në kohë Pandemie, deputetët do të votojnë të enjten 24 akte në vetëm 2 orë

Të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare. Gazetarja Esiona Konomi ka zbardhur për abcnews.al axhendën e mbledhjes së Kuvendit.

Mësohet se në dy orët e seancës do të diskutohen 24 çështje. Ashtu siç është bërë me dije pritet të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Penal, që parashikojnë burg për thyerjen e Karantinës.

Kuvendi do të ndryshojë rregulloren e tij, duke bërë të ligjshme mbledhjet dhe votimet online të seancave parlamentare, si dhe  do të miratojë 12 Akte Normative të qeverisë që përmbajnë masat shtërnguese në kuadër të luftës ndaj COVID 19.

Brenda së njëjtës ditë, Kuvendi pritet të rrëzojë dy dekrete të Presidentit: ligjin e kthyer pas për pronat, dhe ligjin e posacëm “anti-KÇK”.

Parlamenti do të zgjasë deri në qershor afatin e Komisionit për Refromën Zgjedhore dhe Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit. /abcnews.al