Ballina Aktualitet Pse duhet të hapet aktiviteti jetësor dhe ekonomik në vend? –...

Pse duhet të hapet aktiviteti jetësor dhe ekonomik në vend? – Letër nga “Akademia Alternative Shkencore RRËNJËT TONA” drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi RAMA –

 

Lënda: Pse duhet të hapet aktiviteti jetësor dhe ekonomik në vend?

Shkëlqesia Juaj Z. Kryeministër!

Duke marrë shkas nga situata që ndodhet dhe po kalon vendi ynë, do të donim në emër të Fondacionit Akademia Alternative Shkencore Rrënjët Tona (Departamenti i Inxhinierisë dhe Ekonomisë Patriotike), t’Ju përgëzonim:
Së pari, për rrugët dhe mekanizmat e ndjekura nga Qeveria për zbutjen dhe përballimin në shkallë vendi të pandemisë në shkallë botërore , siç ishte kjo e Covid 19.
Së dyti, do donim t’Ju parashtronim fakte dhe të dhëna, sesi vendi ynë, me mirëkuptimin dhe frymën e Qeverisë suaj është gati për të kaluar në fazën e dytë, me gjysma masa distancuese, por me theks drejt punës së përditshme, të cilat sqarohen më në detajë në letrën bashkëngjitur.

Duke qenë se, gjatë karantinës e quajtur faza e diktaturës së ligjit (e çekiçit), qëllimi ishte që koificienti ‘R’ (shkalla e prekshmërisë) të jetë sa më afër zeros, që sa më shpejtë të ishte e mundur të shuhej epidemia, dhe nëse vërejmë të dhënat zyrtare të ISHP, pikërisht në këtë situatë ndodhet vendi ynë, sot.

Duke qenë se njerëzit morën me dhjetra informacione, të bombarduar në shumë drejtime, dtth ata në një farë mënyre janë të trajnuar për të identifikuar simptomat e tyre më herët, duke bërë të mundur zvogëlimin e numrit të ditëve të karantinës, për pasojë dhe infektimin e tyre në përgjithësi.

Duke qenë se, ajo pjesë e prekur ndoqi rrugën e izolimit, menjëherë pasi kishin simptoma, aq më tepër sot, njerëzit quhen se kanë mjaftueshmërisht shkallë njohurie dhe edukacioni, (qendrim 1-2m, biseda jo në tufë, punë online, mbrojtje me maskë, larjen e duarve dhe dezinfektim, etj.), për të mbajtur kështu, ende larg, gjurmët e virusit në thyerje.

Duke qenë se nuk dështuam me masat e marra sipas fazës së parë dhe meqënëse njerëzit e testuar në masë, kanë treguar se të prekurit po vijnë në zbritje (shih grafikun) vdekjet po vijnë drejt zeros, të sëmurët lehtë po vijnë në zbritje, ditë e karantinës (40 ditësh) janë duke u plotësuar, atherë :

Të gjitha përfundimet e mësipërme të nxjerra nga një studim enkas (bashkangjitur) të çojnë drejt fazës së dytë, dhe duke filluar numërimin prapsh, me fillesë dt.10 Mars, 2020, ne si grup inxhinierësh dhe ekspertësh të shëndetit human dhe mjedisor, kemi nderin t’Ju kërkojmë Qeverisë Tuaj, që pas ditës së Pashkëve Orthodokse, si ditë bekimi për popullin shqiptar, të shpallet periudha e fazës së quajtur ‘dancing’, me gjysëm masa distanceje fizike e sociale, pra, pas datës 19 Prill, jeta në vend të mund të lirohet për një akses më të madh drejt një aktiviteti jetësor, por më tepër ekonomik.

Për Fondacionin ‘Akademia Alternative Shkencore RRËNJËT TONA’

Prof.ing.av.Sazan GURI Dr. Ing. Stefan PINGULI

Ing.dipl. Fredi BALAJ
_____________

Grafiqe që ilustrojnë varësinë e lidhjes së nr. të testeve me nr. e të prekurve dhe nr. e vdekjeve brenda fazës së diktatursë së ligjit ose karantinës ose fazës së çekiçit, si edhe parametrat dhe koha përkatëse për të dy fazat e një epidemije të tillë (çekiç e dansing).