Ballina Diaspora Katolikët Shqiptarë në SHBA e Kanada festojnë Pashkët vetëm në formë virtuale

Katolikët Shqiptarë në SHBA e Kanada festojnë Pashkët vetëm në formë virtuale

Nga: Beqir SINA – Phoenix Az

“Nuk duhet harruar se ky virus nuk do të jetë për gjithmonë – por do të zhduket së shpejti me ndihmën e Zotit! tha Famullitari Doma Pjetër Popaj, duke shtuar se :.“Tani me atë besim jetojmë në shpresë se Zoti Lum do të na ndihmojë e këtë të keqe do t’a largojë.”

Rëndësja kryesore është që mos t’a humbim shpresën në Zotin që vuan me ne dhe që një ditë do t’u jap fund vuajtjëve e do të sjellin Gëzimi, Paqen e Bekimin mbi njerëzit. Ai është gjithmonë me ne, lutemi që edhe ne të jemi gjithmonë me të. Amen!”

WASHINGTON D.C: Presidenti Trump dhe Nënpresidenti Pence, kanë pranuar që të dy, ndërsa nuk është njësoj si të shkosh personalisht, ata të dy do të marrin pjesë në shërbimet virtuale të Pashkëve këtë vit dhe kanë inkurajuar amerikanët e tjerë që të ndjekin këtë kërkesë.

Presidenti Trump e shënoi ditën me një videomesazh në Tëitter për amerikanët e krishterë, duke i uruar për Pashkët. Por ai vuri në dukje se sa e ndryshme ishte kjo ditë këtë vit, ndërsa shumica e guvernatorëve ka nxjerrë urdhra për të ndenjur në shtëpi dhe vetë Presidenti Trump ka rekomanduar distancimin social.

“Por ne po fitojmë betejën, po fitojmë luftën. Do të kthehemi përsëri në kisha, pranë njëri-tjetrit. Do të festojmë dhe do t’i bashkojmë familjet përsëri. Kemi plot arsye për të qenë mirënjohës. Gëzuar Pashkët të gjithëve”, tha ai.

Ndërkohë, që me shumë kisha në të gjithë vendin, të cilat i mbajtën shërbimet e tyre të Pashkëve në internet të Premten e Madhe, të Shtunën në mesnatë dhe të Dielën, kishat më të mëdha shqiptare në Shetet e Bashkuara, të besimit katolik, në Toronto, Detroit, Ëashington, Florida, Kalifornia, Chicago, dhe zonën e Tri-Shteshit, Nju Jork, kremtuan Pashkën, duke ndjekur procesionin ritual të kësaj kremte të madhe, besuar se Jezusi u kryqëzua, u varros dhe u ringjall.

Simbas bisedës në online me famullitarët tanë në Kishat shqiptare: Kisha “Shën Palit” Famullitar Dom Freddy Kalaj, Kisha Katolike “Zoja Pajtore”, Dom Nue Gjergji, në Detroit, Kisha Katolike Shqiptare “Zonja e Shkodrës” Nju Jork,

Meshtari Dom Pjetër Popaj, dhe Kisha Katolike Shqiptare në Toronto, e të tjera, zbatuan me regorizitet të gjitha udhëzimet federale të koronavirusit që këshillojnë distancimin shoqëror, dhe jo grumbullimin njerëzve si më parë.

Dhe, kështu u mbajt për herë të parë në historinë e kishës, nëpërmjet, një eksperinence të re, internetit, ku të gjithë besmitarët katolik shqiptar ndoqën të gjitha procesionet rituale të kësaj kremte të madhe.

Dom Ndue Gjergji, i cili është famullitar i kishës katolike Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Miçigan, i tha në një intervistë gazetarit Ilir Ikonomi, për Zërin e Amerikës, se për shkak të koronavirusit, predikimet në kishë në prag të Pashkëve, dhe Pashët po bëheshin me internet.

Meshtari i dalluar nga Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, në Hartsdale – Nju Jork, Doma Pjetër Popaj, nëpërmjet Skype, i tha gazetës sonë se ndërsa,gjindemi në këtë kohë konfunduese me frikë e panik, prej virusit të zi. Krejt Bota, është e kërcnuar prej kësaj lëngate:

“Ne duhet me i ngritë sytë tanë nga qielli te Zoti! i gjithpushteshëm, që është autori jetës, e dhënës i çdo mirësijje.

në këtë kohë të Shenjt të Pashkëve, ne si të Krishterë besojmë se Krishti i Lum me vdekjen e Tij në Kryq e ka shkatrruar vdekjen dhe me Ngjalljen e Tij prej së vdekurish, na ka dhuruar Jetën e Pasosur. Ashtu besojmë dhe lutemi vazhdimisht që t’a shkatrrojë këtë virus e të sjellin shëndetin, paqen e sigurinë tek njerëzimi mbar.”

“Nuk duhet harruar se ky virus nuk do të jetë për gjithmonë – por do të zhduket së shpejti me ndihmën e Zotit! tha Famullitari Doma Pjetër Popaj, duke shtuar se :.“Tani me atë besim jetojmë në shpresë se Zoti Lum do të na ndihmojë e këtë të keqe do t’a largojë.”

Rëndësja kryesore është që mos t’a humbim shpresën në Zotin që vuan me ne dhe që një ditë do t’u jap fund vuajtjëve e do të sjellin Gëzimi, Paqen e Bekimin mbi njerëzit. Ai është gjithmonë me ne, lutemi që edhe ne të jemi gjithmonë me të. Amen!”

SHBA kan tërhequr vëmendjen ditët e fundit për zbatimin e masave, deri në fudn të muajit Prill, pasi pandemia e koronavirusit ka lënë më shumë se 549,131 të infektuar, nga këta 32,334 janë të rikoveruar(shëruar) ndërsa 21,656 kanë humbur jetën.

Në botë 1,833,685 janë të infektuar, të rikoveruar janë420,917, ndërsa numëri të vdekurve është 113,296 persona.

Zyrtarët federale po këshillojnë njerëzit të mos mblidhen në grupe të mëdha, të ruajnë distancën, të lajnë duart dhe, kur është e mundur, të shmangin largimin nga shtëpia. Ekspertët shëndetësorë gjithashtu këshillojnë të vishni maska prej leckash kur është e mundur.

Shumica e shteteve kanë lëshuar urdhrat e tyre të pavarur të qëndrimit në shtëpi, dhe disa madje kanë shqiptuar gjoba për shkelësit