Ballina Rajoni LISI TRENJAKË NË GALICË- DËSHMITAR I SHUMË NGJARJEVE HISTORIKE – Nga Bedri...

LISI TRENJAKË NË GALICË- DËSHMITAR I SHUMË NGJARJEVE HISTORIKE – Nga Bedri TAHIRI

Kosova ka përplot lisa!
E lisat “flasin” shumë. Secili e ka historinë e vet.
Mirëpo, Lisi trenjakë në Galicë, aty bri rrugës, përballë Varreve ka specifikat e veta. Mosha e tij nuk mbahet mend. Trupi i tij me shumë plagë, në vete ngërthen histori të shumta. Ama, një nuk harrohet kurrë.
…. Ishte pranvera e vitit 1915. Azem Galica me dy vëllezërit e tij, Seferin dhe Zenelin, pasi kishin thyer dyert e burgjeve serbe në Zajeqar dhe, për gazep, kishin mbërri në Galicë, pa humbur kohë formuan bërthamën e parë të Çetës çlirimtare, e cila shumë shpejt do të behej Nëna e të gjitha çetave, e që për shumë vjet rresht i doli zot Atdheut!
Dhe, pikërisht, në hijen e këtij Lisi, u mblodhën trimat e dheut, të Galicës, të fshatrave përreth dhe edhe më larg, e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës prej druri arre të zbukuruar me shqiponjën dykrenare dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzëri u betuan: “Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovën japim jetën sikur me le”…
Dhe, sot, ky Lis, mjerisht, ka zënë të thahet e të tretet, edhe pse, ka kohë që është evidentuar si Monument i trashëgimisë historike, por nuk është intervenuar fare në TË!