Ballina Aktualitet Vjosa Osmani përfaqëson politikanin mè tè mirë të Shqiptarisë – Nga Ermal...

Vjosa Osmani përfaqëson politikanin mè tè mirë të Shqiptarisë – Nga Ermal MULOSMANI

Në Kosovë, dha një intervistë Vjosa Osmani, njeriu më konsistent dhe politikanja më simpatike e politikës shqiptare. Nuk munda me i gjet asnjë problem të madh megjithëse jam përpjekur ta shoh me sy kritik intervistën e saj që shkaktoi shumë zhurmë. Për ata që nuk e njohin Vjosa është nënkryetare e LDK-së dhe kandidatja për Kryeministre e kësaj Partie.

Ajo tha dje që
1.”Kundërshtuesi më i madh i koalicionit nuk duhej të ishte në Qeveri”. E kishte fjalën për Agim Veliun, nënkryetarin tjetër të LDK-së. Kishte plotësisht të drejtë. Pse duhej të ishte anëtar i Qeverisë njeriu që e minoi për 120 ditë krijimin e koalicionit? Pse duhej të linte postin e Kryetarit të Komunës Agim Veliu dhe të çonte komunën në zgjedhje? Çfarë aftësie prej Fusheje kishte ky njeri që mori për çudi postin e Ministrit të Brendshëm, postin më të lakmuar në Qeveri? Sa do funksiononte një koalicion që dy njerëzit kryesorë reciprokisht nuk e durojnin njëri tjetrin? Pra kishte mjaft arsye për ta kundërshtuar në rast se do mirëfunksionimin e koalicionit.
2. “Albin Kurti nuk duhej ta shkarkonte Agim Veliun”. Edhe këtu kishte të drejtë. Koalicioni ishte në fije të perit, nuk duhej t’i hidhej benzinë zjarrit që ishte boll i ndezur nga zjarrndezësi Grenell.
3. Vjosa ka qenë për heqjen e tarifës dhe sinkronizimin e veprimeve me partnerin amerikan përkundër një fushate gënjeshtrash nga kolegët e saj në LDK.
4. Ka mbrojtur idenë që delegacioni i bisedimeve të kryesohej nga Kryeministri, një qëndrim konsistent me qëndrimet e mëparshme.
5. Tha që ajo kurrë nuk e ka tradhëtuar LDK-në. Për 45 ditë të fushatès elektorale ka premtuar që nuk do bëjnë koalicion me partitë e pushtetit (PAN) dhe ashtu mendon edhe tani përkundër të tjerëve që thonë një koalicion me AAK dhe Nisma. Kolegët e mi, me dëshirën për ta nxjerrë në kundërthënie i nxorën një video ku ajo shprehej ekzaktësisht ” Koalicioni LDK- VV ishte e vetmja zgjidhje. Por në rast se ky koalicion prishet për arsye të VV (e theksonte këtë, për arsye të VV) atëherë mund tè shihte edhe mundësi të tjera (në kuptonte PSD e ndonjë tjetèr).
Sot e ka sulmuar pikërisht Agim Veliu, nënkryetari tjetër i LDK-së.
E fillon sulmin duke e quajtur “përkthyesja e Thaçit”.
Aty më erdhi me vjellë dhe nuk e vazhdova më…

Vjosën e akuzojnë se sillet sikur tè ishte e VV. Kjo èshtë akuza më naive në botë. Në VV nuk guxon kurrkush në botë të kritikojë udhëheqësin. Kjo èshtè edhe arsyeja që Vjosa nuk do shkojë kurrë atje. Ajo nuk mundet të konformohet, as të ndërrojë qëndrimet.

LDK-ja nuk është as kryesia e as vetëm Kuvendi e as vetëm Grupi Parlamentar. LDK-ja èshtë partia qè u krijua pèr tè përfaqësuar ineresat e shqiptarëve në vitin 90 dhe jo njè strehë pèr të rehatuar një grup interesi që i ka kaluar koha. Pse e zgjodhën Vjosa Osmanin si prijëse të listës këta përfitues të votave të saj? Nëse votat ishin të LDK-së, pse nuk zgjodhën një prej burrave -të shtrirë te divani pranë tepsisë përplot me mish- por zgjodhën Vjosën? Teoria që po e don më shumë shpinë e komshiut se të vetën është tribale, fisnore, bajraktare.
Vjosa nuk ka tradhètuar asnjë. Tè tjerèt kanè tradhètuar gjithçka kishin premtuar dhe i thonë asaj “Ti je karrieriste se nuk tradhton”.
Nèse dèshton Vjosa këtë radhë (humbet në betejën me odën e burrave) atèherè kjo èshtë një humbje për një aspiratë politike. Nè sytë e mi ajo përfaqëson politikanin mè tè mirë të shqiptarisë.