Ballina Ravijëzime Katunari prej Tujoni – Nga Ilir KADIA

Katunari prej Tujoni – Nga Ilir KADIA

Jemi miq prej 20 vjetësh!
-E katunaro!-e përshëndes unë.
-O me katunaro!-ma kthen ai.
Dhe i shkoj e i ble qumështin me shishe coca-cola, i ble shegët,hurmat,preshin,fiqtë,vezët,qepët, hudhrat, majdanozin e freskët,idet..Po idet, frutin e embël bërthamor, por edhe idetë e kaptinës së tij të mençur! Se s’ka katunar tirone pa ide! E ashtu,ai t’u shit e una t’u ble, kruhemi me batuta t’lyme me t’lyn! Ai ngacmon për Salën e unë, sipas emrave të krerëve të së majtëve në krye!
Vajta këtë mëngjes në treg!Kisha kohë pa e taku. E pashë nga larg që desh t’më vidhej.
-Ej, katunaro!
Ai sytë përmbys.
-Ej katunaro!
Ai prap hiç. Përpara vetes,në beton të trotuarit, mbante ca fije rigon që mua m’u dukën si shqop e tharë.
-O mree?!- e ngacmova.Pse se ngre kaptinën?!
Ai e ngriti kokën për mu.
-Po me se ta ngre kaptinën,me rigon?! S’ngrihet kaptina me rigon.Bukën kalomojt jan t’u ma hongër pa gjellë!Iku ajo kohë!Ja futëm vetes! Ku paskena qenë?! Se paskena dit! A do marrësh pak rigon t’bosh qofte me buk se ene tyna s’po t’shof me ble mo mish?!-filloi katunari Tujonit me u ngacmu.
-Me mish sun e boj as una, i thashë, por me fjalimet e Edit tat po, se ato ene hahen ene pihen!
-Lene mo at zullap se na i futi! Mos ma ze m’gojë se e kam ene komshi, në një mal ina!
U kujtova se Kryeministri, aty, jo dhe aq larg Tujanit,m’Surrel, mes shqopava kish ndërtu sarajet e tij si degë të Nasës hapsinore, e gjithshka i vinte e paketume për të hongër nga jashtë e s’kish nevojë as për t’lynin e as për preshin e fqinjve katnar as prej Surreli a as prej Tujoni!
-Ho mre katnoro?!
-Ik,ik se ne tina me t’futme e ke!