Ballina Kulturë IDIOTI – Nga Agim DESKU – Kosovë

IDIOTI – Nga Agim DESKU – Kosovë

Pesë shekuj e kërkoj fajësinë apo pafajësinë e fjalës
Dhe vargun që na bashkon për jetë të jetëve
Se nuk mbetëm as sa Kopshti i Edenit
Dhe s’ju kemi lenë vend për t’u rikthyer sërish Promethetë

S’ka të bëj me Idiotin e Pushkinit
Kemi edhe na idiotët tonë
Një ndër më të rriturit jam unē
Pse e rujta fjalën e dhënë faqeve të historisë
Deri sa ajo iku dhe u ba det bajlozësh

Pesë shekuj e kam mbrojtë diellin
Kurrë nuk u mora me veten time
Kisha mendue se s’do humbim Promethetë

Pranova të vetëvritem se sa detit t’ia lejoja Bajlozët
Së bashku me brezat u lindem betejave
Emrin e shqipeve e krijuem mbi fjalën e dhënë

Pse e mbytëm tradhtinë ndoshta u bëmë fajtor
Edhe diellit ia morëm gjumin pa e lenë
në harresën e ngrohtësisë së trëndafilave

Fal kohës se Gjergjit e mbijetuam jetën
Së bashku me muzeumet evropiane
Aty ku i njihet lindja popullit tim para edhe vetë Krishtìt

Nuk është toka as deti fajtor
Pse e falin secili që bëhet perandor
Ndoshta më fajtori jam unë
Kur që pesë shekuj po kërkoj vargun
që i duhet Shqipërisë sime

E si ta gjëj këtë fjalë
Kur sapo lindin heronjtē
Po vdesin bashkë me ëndrrat e lirisë

Si të doni më merrni për idiot
Pse fytyra ime nuk i takoj askujt
përpos dritës se diellit

Vetëm në simfonitë e dhembjes titanikiane po qëndroj
Nëse i gjej fjalët
Që s’ma lenë të ndarë
Kurrë më atdheun

10 prill 2020 @gim DESKU