Nuk mendoja asnjëherë se do kishte mundësi, forcë apo formë që njerëzit në mbarë botën të viheshin në pozitë të baranartë, sepse kishte dallime të mëdha e ndryshime të shumëta shtetërore, ushtarake, nacionale, politike, ekonomike, kulturore, fetare, gjinore, sociale….
Mbase këtë e bëri një virozë e vogël, e padukshe dhe e pakapshme e cila e kapë të pasurin e të varfërin, të shëndoshin e të sëmurin, të fortin e të ligun, të ngopurin e të uriturin, të gëzuarin e tê hidhëruarin, të ziun e të bardhin, katolikun e myslimanin, burrin e gruan, plakun e të riun…
Dhe tani asnjëri nga këta nuk lutet më as për pasuri, as për pushtet, as për pozitë, por vetëm të mbesin gjallë, të mos e preku kjo e keqe e kohës.
Dhe kjo po vlenë për secilin njeri në tërë rruzullin tokësor. Të gjithë kanë të njejtën lutje, të gjithë kanë të njejtën dëshirë, të gjithë kanë të njejtën nevojë: TÊ JENË TË SHPËTUAR.
Epo, a do të nxirret ndonjë mësim nga njerëzit, pasi që paska fuqi shumë më të madhe se këta, që së paku njëri tjetrit në të ardhmen t’mos i shkaktojnë dhimbje e vështirësi, duke filluar nga më të afërmit e derii tek të gjithë ata që i takojnë sojit të quajtur NJERI.
Besa nuk do ishte e keqe të ishin të kujdesshëm edhe ndaj kafshëve e bimëve.
Medvegjë, 9 prill 2020