Sot kur ti e ke ditëlindjen, unë mburrem që të kam mik, sepse vetëm tek ti kam hasur një shpirt fisnik që peshën e fjalës së thënë dhe të dhënë e trajton si çështjen më të shtrenjtë dhe kjo miku im bujar të bën shumë të dashur për të gjithë ata që të njohin.
Vëllau im Skender Asani sot unë e kam vendin të jem afër teje që ta festojmë këtë ditë të veçantë të jetës tënde, por rrethanat na e pamundësuan këtë. Megjithatë dëshira ime për të qenë shpirtërisht me ty edhe nga distanca, nuk zbehet. Fundja, unë e di se njerëzit nuk ka nevojë domosdoshmërisht të jen gjithmonë afër fizikisht, sepse afërsia më tepër është e karakterit shpirtëror e njerëzor, se sa fizik.
Në emër të kësaj afërsie dhe miqësie të kristalt, unë edhe njëherë të uroj miku im i shtrenjtë Skender Asani, të kesh jetë të shëndetshme dhe gjithsesi plane e projekte të cilat do ta lartësonin edhe më tepër figurën tënde prej studjuesi e njeriu e bashkë me këtë edhe të shoqërisë sonë të madhe shqiptare.
Gëzuar!
Mehmet Prishtina
Prishtinë, 7 prill 2020