Ballina Histori Tek Verrat e Llukës… – Nga Avdyl MATOSHI

Tek Verrat e Llukës… – Nga Avdyl MATOSHI

Tek Verrat e Llukës, ishin mbledh shumë burra. Ndër ta, edhe i ndjeri Anton Çeta, plaku i urtnisë shqiptare, i kuvendeve të pajtimit të gjaqeve.

Të ulur nën hijen e një peme shumë gjigande, e mbushur plot me gjelbrim e zogj që cicëronin, njëri e kthen armën dhe gjuan me breshëri. Ai nuk vrau asnjë zog. Shumica e të pranishëmve qeshën.

Atëhere iu drejtua Anton Ceta:

– Ti qënke një snajpër i vërtetë, ti i kalove plumbat tej e për tej pá e vra asnjë zog, pá e këputë asnjë degë në këtë pemë kaq të madhe…!