Ballina Shëndet Mbani pak kripë gjithmonë në xhepin tuaj sepse do t’ju shpëtojë jetën

Mbani pak kripë gjithmonë në xhepin tuaj sepse do t’ju shpëtojë jetën

Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri.

I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën.

Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.
Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut në organe të tilla si truri, veshkat apo zemrën.

Uji i kripur mund t’ju ndihmojë në trajtimin e presionit të ulët të gjakut, për shkak se natriumi rrit presionin e gjakut. Kështu, për të shpëtuar gjithmonë veten nga presioni i ulët i gjakut, është mirë të mbani pak kripë me vete në xhepin tuaj.