Ballina Aktualitet Ministri jep dorëheqjen pasi theu karantinën: Shkova në plazh, jam idiot

Ministri jep dorëheqjen pasi theu karantinën: Shkova në plazh, jam idiot

Ministri i Shëndetësisë në Zelandën e Re, David Clark, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi theu karantianën. Ai e quajti veten idiot, ndërsa pranoi publikisht se kishte shkuar në plazh me familjen, duke u larguar rreth 20 kilometra larg shtëpisë së tij.

Dorëheqja e Clark nuk është pranuar nga kryeministrja Jacinda Ardern, e cila ka thënë se kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen sepse ekipi qeveritar duhet të qëndrojë i bashkuar në krizën e COVID-19.

Ministri Clarke ishte fotografuar edhe më parë duke ecur me biçikletë, por herën e fundit ai e ka quajtur veten një idiot për veprimin që bëri.

“Në një kohë kur ne po kërkojmë nga banorët e Zelandës së Re që të bëjnë sakrifica historike, unë e braktisa ekipin. Jam një idiot dhe e kuptoj pse njerëzit do të zemërohen me mua. Si ministër i shëndetësisë, është përgjegjësia ime që jo vetëm t’i ndjek rregullat, por të jap një shembull për Zelandën e Re. Unë i kërkova falje kryeministres dhe dhashë dorëheqjen.”- tha Clark./BBC