Ballina Aktualitet Forca e ligjit të jetë në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar...

Forca e ligjit të jetë në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar – Deklaratë e sotme e Partisë Drejtësi, Integrim, Unitet-

Dënojmë si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë, ku qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda teritorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.

Shqipëria e vetizoluar për shkak të pandemisë COVID-19, Greqia tregon revanshin për agjendën e saj.

Shteti shqiptar të veprojë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar.

PDIU dënon si të papranueshme ngjarjen e datës 3 Prill në Himarë.
Në kohën kur e gjithë Shqipëria është vetëizoluar për të përballuar pandeminë e koronavirus COVID-19, qarqet ekstremiste greke provokojnë brenda teritorit të Shqipërisë me ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit.
Ngjarje të tilla tashmë janë kthyer në rituale të përsëritura arrogante dhe të dënueshme ligjërisht.

Heshtja për Çështjen Çame, ngritja e varrezave të ushtarëve grekë, censusi i parashikuar me vetdeklarim, shtimi i 3 kushteve të reja nga Greqia për hapjen e negociatave tregojnë për revanshin dhe agjendën këmbëngulse të Greqisë edhe në këtë kohë kur njerëzimi është në betejë për të drejtën e jetës.

I bëjmë thirrje shtetit shqiptar, institucioneve ligj zbatuese, Prokurorisë, SHISH, Policisë, të veprojnë me forcën e ligjit në ruajtje të integritetit dhe dinjitetit kombëtar.
Shqiperi, 5 prill 2020.