Ballina Aktualitet EDHE KUR TRISHTIMI TË MBYTË – Nga Valbona HYKAJ

EDHE KUR TRISHTIMI TË MBYTË – Nga Valbona HYKAJ

Me ba si e lumtur kur trishtimi të mbyt,
Kur dita ka mjegull e dielli rri fshehë,
Kur kanga s”ka melodi e tingulli rri varë në pentagram…
Me e pajtue veten me andrra,
Me i thurë e me i ç’thurë prej në terr e deri në agim,
Atëherë me i shtrue mbi udhë,e me shkel pa mëshirë mbi to!
Me ba sikur ke fitue mbi çdo betejë,
Sikur kurrë s’ke humbë as s’je vra’…
Me e pritë armikun me buzëqeshje,e bash në zemër me i ra’..!
Me mbyt trishtimin,me e shtyp gurë për gurë,
Në fund të shpirtit me lëshue, “armikut” me i dal’ ball për ballë,e me një buzëqeshje me rrëzue!
Me kap kangën për tingujsh,me e zgjat,me ba tel violine,e me thurë melodi shpirti,
E diellin prej mjegulle me e nxjerrë,me e ndez me dashni,me e vu në ballë,e armikut me ja plas sytë!
Me ba si e lumtur edhe kur trishtimi të mbytë..!