Ballina Histori NË FSHATIN E BELLAGJIVE – Nga Neki LULAJ

NË FSHATIN E BELLAGJIVE – Nga Neki LULAJ

 Atje gjethet bien e pyjet zhvishen

Ngjitet mjegulla në majë të Strellcit te kroi.

Rrezet e diellit pak po ngrohin në vite.

Ushëtin lugina nga gurgullima me uji te përroi.

 

Këmbësorja është kafshuar e mbuluar me gjethe

Nga këtu shoh ditët e ëndërrta mbi lëndinë

O sa shumë jam i larguar përtej maleve e deteve

Dimrat e gjatë gishtërinjtë m’i ngrinë.

 

Qepon mjegulla mbi gur të Sokolit ku valon flamuri

Përkulem para varreve të trimave të Belles

Prajshëm kuvendon me Hazir Lahen

Edhe me Vlorën edhe me Kosharën si ylbere

 

Te varri i Hazir Lahes koha është ndalë koha

Pa epitaf e pa flamurin e Isa Boletinit

Bashkëmendje ndrituri i flamurit krenar

Në Belle dimrat e fortë harresën e mbytin

 

Na ngohin ndërgjegjen e harresën

Qe myku i kohës e ka mbulua..