Ballina Ravijëzime Bukuria e jetës – Prozë e shkurtër nga Maxhun OSMANAJ- shkrimtar, Istog,...

Bukuria e jetës – Prozë e shkurtër nga Maxhun OSMANAJ- shkrimtar, Istog, Pejë, Kosovë

Një ditë, ai shpërtheu nga revolta e mendimit.U tha të gjithëve :”Bukuria e jetës nuk matet as nga një mbyllje, as nga një plagë, as nga një fëmijëri e vrarë,as nga një shpirt i lënduar,as nga një zhgënjim, as nga një kohë e egër me stuhi e rrufe..”Një ofshamë e thellë , ia ndali ligjërimin,por tani në vete përshpëriti .Hapi kështjellën e shpirtit të vet. Bukuria e jetës është një qiell i pafund dhe ngriti sytë drejt qiellit të bukurisë. Po, edhe bukuria e jetës nuk e la me sy varur, i dhuroi nga lartësia një sinjal.O Njeri, merre përqafoje këtë bukuri në tokë,tregoju të gjithëve se qiellin nganjëherë e vizitojnë re të zeza,por ato ikën, ikën..Mos u zhgënje aq lehtë,mos u dorëzo.Ti je ai që i jap kuptimësi, bukuri jetës! Ti je, vetëm ti…Unë vetëm ta jap mundësinë..