Ballina Histori XHUFE SYLJA E GEGHYSENIT VAJTON BAJRAM CURRIN

XHUFE SYLJA E GEGHYSENIT VAJTON BAJRAM CURRIN

-Ky është vajtimi origjinal, para trupit të vrarë të Bajram Currit, mbështetun
tek blini në Kolgecaj në fundmarsi 1925.
Shpesh herë e gjejmë të ndryshuar tekstin e kësaj elegjie sipas interesave të kohës, të ndokujt tjetër, etj.-

Ç’ka Kallata si po dridhet?
Bajram Curri i gjallë s’po lidhet.
M’ka lidhë nana nji herë në djep.
Nuk m’ka lidhë Krajli as Mbreti.
Jo po m’lidhë njifarë nëntogeri.
E nxuer alltinë e i ra veti.
– Për nji bli vlla, t’paskan palue!
Xhufe Sulja vlla, t’u ka afrue!
Ka nisë vllanë për me e vajtue!
Qajo pushkë vlla, qi t’muer ty.
Muer Rekë e mori Malsi.
Muer Krasnniqen shpi për shpi.
Muer Kosovën bytevi…