Ballina Kulturë QYTETI I VDEKUR – Nga Bardhyl LONDO

QYTETI I VDEKUR – Nga Bardhyl LONDO

Qyteti vdiq.
Sheshi qendror si nje tru i stermadh
ngurosur nga infarkti.
Rruget kryesore –
arterie te ngrira,
ne to nuk gjallon me gjaku.

Skelete restorantesh,
kufoma baresh,
shetitore te ngrira si me urdher magjistaresh.
Nete te nxira,
pa dashuri,pa flirte,
dite uniforme –
koka te qethura ushtaresh.

Kambanat e dy katedraleve heshtin memece,
xhamite pa zerin e hoxhes
majat shtize zgjatin drejt qiellit kot se koti.

Ne kete qytet
ka vdekur dhe Zoti.

Mars, 2020.