Ballina Kulturë NË BESË TËNDE E TË ZOTIT DOKTOR – Nga Pal Neçaj

NË BESË TËNDE E TË ZOTIT DOKTOR – Nga Pal Neçaj

Doktori i ri e gjeti spitali rual të ndërtuar me kapacitet pesëmbëdhjetë-gjashtëmbëdhjetë shtretër. Spitali kishte repartin e maternitetit, të pediatrisë, pathologjisë dhe klinikës dentare. Më vonë, edhe si rezultat i punës së doktorit, do hapeshin formacia dhe labratori.

Zona së shpejti do të lidhej me rrethin me rrugë makine, e cila përveç të tjerash do të ndikonte në përmirësimin e shëndetit të atyre banorve. Spitali do të kishte një autombulancë për lëvizjen e të sëmurve dhe të urgjëncave nga fshatrat në rreth.

Me një herë filloi punën për përmirësimin e shërbimi më cilësor në spital e jashtë tij. Intesifikoi punën profilaktike për higjenën e pastërtinë përsonale e familjare. Bashkëveproi me shkollat e organet e pushtetit në bazë.

Doktori përkrahu aksionet: si për lyerjën e shtëpive me gelqere, zgjerimin e dritareve të tyre, largimin e bagtive nga vendbanimi me njerëzit. Punoi për ngritjen e nivelit profesional dhe disiplninën e ndërgjegjëshme të përsonelit shëndetësor në të gjitha fshatrat. Këto ishin disa nga drejtimet kryesore të punës së drejtorit të ri të spitali.

Nga të gjitha fshatrat, për mos të thëne nga tëra familjet, kishte fjalë të mira për dr. Petritin. Ai çmohej si profesionist, si njeri gojëambël me cilido që bisedonte, si puntor i pa lodhur i cili nuk ia pritonte të shkelte në çdo fshat në këmbë ku kërkohej puna e tij. Vlerësohej shumë nga populli edhe si kuadër me figurë të pastërtë moralo-shoqërore.

Njerëzit kishin besim të padiskutuashëm tek këshillat e porositë që ju jepte doktori. Kishin besim për diagnozën, marrjën e ilacëve, rekomandimet për t’u parë nga doktoret specialist të rrethit, për t’ u ruajtur nga sëmundjet ngjitëse…Madje kur ju shfaqeshin ndonjërit të tilla sëmundje si këto të fundit, i këshillonte që të ruante distancë me njerëzit e familjës dhe i niste të trajtohen në rreth.

Ishte vjeshta që kishte sjellur prodhimet më të bollëshme se motët e tjera. Atë sene pati kohë më shira që ngopën tokën e asaj krahinë me lagështirën e nevojshme sa herë që ajo kishte etje, pa ju tharë buza asnjë krijese. Kjo do të bënte të gëzuara jo vetëm bimët e arave, jeshilëllëkun e stomie, rrahina, lëndina e livadhe, por dhe çdo pëmë, pyll, shkure dhe gjithçka që frymon.

Për rrjedhoj’edhe prodhimet ishin më të mbara në dekadën e fundit. Do të prodhohej më shumë misër, si kultura bujqësore e kryesore e trashëguar n’ato fshatra, thekra, fasulja, patatja dhe perimet si qepa, domatja (më shumë regjej turshi), preshi, speci, lakra. Rrushi, kumbullat, kajsitë, dardhat, mollat, arrat dhe në menyrë të veçante gështënjat patën vitin më të mbarë të prodhimit që kur mbanin mend burrat më të vjetër në zonë.

Mbas grumbullimit të vjelave, kur vjeshta udhëtonte drejt dorëzimit të stafetës, pyjet dhe pemët kishin marrë pamje mahnitese nga llojet e ngjyrave të gjetheve të tyre sipas qefit të stinës, ku dominonte, përveç të gjlbërtës, ngjyra e verdhë, e blertë dhe diku diku e kuqrremta e hapur.

Fletët e para të gjetheve, si të kalamëndura, ftonin njëra tjetrën të curulavën andej këtej deri sa ato, të zbrisnin të parat për të puthur tokën, e cila më bujari kishte ushqyar në gjirin e saj rrënjtë e nënës së secilës.

Mospamja n’ato ditë e asaj natyre të qetë dhe mrekulluese, mosoditja artistike krijuese jo vetëm e pejzazhit në hapsirën e asaj krahine të largët, por dhe me njerëzit e saj bujarë dhe patriote do të ishte një shanës i humbur frymëzimi për piktoret, poetët, shkrimtaret, muzikantët.

…!

Në një ditë t’asaj vjeshte në materniteti e spitalit u paraqit një nuse e re së bashku me vjerrën e saj. Nusja e re me shtatëzënin e saj të parë, dukej se ishte në prag të lindjës. Mamia e ftoi, në dhomën e vizitave, shtatëzënën duke lëne vjehrrën në koridorin e spitali. Madje si me të qeshur i kishte thëne çapkenës vjehrrë:  Se ishte “e lirë” për një gjysëm ore të shetiste në qëndrën e lokaliteti. Dhe pse jo, të psoniste ndonjë gjësend në mapo ose në dyqanin ushqimor. Apo të pinte një kafe në klub apo ku të kishte dëshirë?! Nga ana e saj vjehrra e kishte falnderuar maminë për vizitën e kujdesëshme të resë saj dhe “porosinë” që po i jepte.

Në dhomën e vizitës nusës të paraqitur mamia i bëri të gjitha egzaminimet dhe kur do të merrte kartelën për ta plotësuar, i ndodhi ajo që kurrë nuk i kishte ndodhur.

Shtatëzëna dridhej e tëra athuajse po e dridhëte korenti elektrik. Lotët i pikonin si pika shiu, fytyra ishte bërë si e një njeriu të vdekur. Fshante me dëndesë dhe duke e goditur ballin me dorë, me zë mbytës i lutet mamisë që të mos ta plotsonte kartelën pa thirrur dr. Petritin?!

Drejtorin e gjeti duke folur në telefon me shefin e seksionit të shëndetësisë së rrethit që sa kuptoi mamia, bëhej fjalë për një seminar me disa punonjës të shëndetësisë në rreth. Në këtë seminar kualifikues dr. i zonës do të mbante një temë.

Ajo bëri me dalë nga ajo zyre e vogël, por eprori i saj, kur e shikoi me pamje fytyre jo të zakonëshme, jo vetëm do t’i jepte sinjal të qëndronte, por dhe do të ndërpriste telefonatë duke i thënur bashkëbiseduesit që e dëgjonte n’anën tjetër, se do ta kërkonte të nesërmën.

Në momentin kur mamia tregoi arsyen e shqetësimit saj, të dy së bashku shkuan tek krevati i nusës shtatëzën. Pamja e saj mund të shqetësonte çdo njeri të zakonshëm e jo më ata profesioniste të aftë të shëndetësisë.

“E sëmura” ishte bërë dyll’e verdhë, fytyrën ia kishin mbuluar djerset dhe lotët që i dilnin pa pushim. Syt’e saj dukeshin të rrethuar nga një venitje e zezë dhe të futur thellë në gropë.

Duke u dridhur e tëra sa dukej se do të binte nga krevati, me shikimin e ngulitur t’atyre syve si dy kokerra ulliri në grykën e qypit me ujë, me zë të mekur si kur vinte nga nëntoka, përgjeruas dhe lutës i kap dorën mjekut, sikur t’ishte përpara gjyqit të “Shën Pjetrit” thirri:

-Jam në besën tande dhe të Zotit dr. Petriti!

-Të lutem shpetoma nderin tim dhe te prindërve të mi,se ndoshta gabimin tim s’ do të mjaftonte ta paguaj as me jetën time e…..?!                           

          Doktori i njihte mirë ligjet e kohës sidomos ato “për shërbimin shëndetësor” ku në mesin e të cilëve ishte “ruajta e sekretit profesional”. Në ligj theksohej mbajtja sekret e sëmundjës së Leprës, Sifilizit, Kancerit dhe atyre seksualisht të transmetueshme.

Ai gjithashtu e dinte mirë se sekrete ishin edhe shtatëzanitë jashtë martesore, jo pa probleme ishte prishja e virgjerisë të vajzave etj.

E nese këto ishin probleme për mbarë vendin, në zonën e tij akoma m’e rëndë ishte forca e zakonit që buronte nga kanuni mesjetar i L. Dukagjinit që në mes të tjerash thekson: se “koritja” (turpi) mund të paguhej vetëm me gjak. Malësorte më shum’i ruheshin koritjes se sa vdekjës.

          Këtë forcë zakoni e mentaliteti të brumosur prej shekujsh në mendjet e njerëzve, djali i krahinës doktor, e njihte me rrëjë dhe me degë.

E njihte mirë psikologjinë e banorve të krahinës së tij, praktikat e përditëshme të tyre. Prindi donte më shumë fëmijën e tij të vdekur me nderë, se sa të gjallë, por të turpruar.

“Garancia” për ta martuar vajzën jo vetëm “virgjerë” por dhe pa asnjë përgojim a thashethëme lidhur me nderin e saj sidhe qëndrimi me besnikëri ndaj burrit duke mos e tradhëtuar kurrë ka bërë të trashëguar zakonin e “Fishekut në pajë”!

Për këtë zakon kanunor flet dhe drama e shkruar me aqë mjeshtëri nga shkrimtar i mirnjohur Fadil Kraja.

          Në pajën e nusës vëndosej një fishek i “paguar “nga gjinia. Që do të thotë në rast kur vërtetohet se ajo ka shkuar tek burri me fajin e rëndë moral, burri me at’fishek i mirrte jetën dhe kufoma kthehej tek prindërit e saj “të koritur”.

Prindërit e vajzës në atë rast, jo vetëm nuk guxonin të kërkoni asnjë llogori, për vrasjën e të bijës, por kishin “paguar” vet atë predhë që i kishte marrë jetën fëmijës tyre.

Gjithashtu në rast se burri ose dikush tjetër në shtëpin’e gruas së martuar, e zënë në flagrancë duke e tradhëtuar burrin e saj, po me fishekun e “paguar” te gjinisë të futur në pajë, kishte targën ta vriste dhe ta varrosnin në varrezat e familjës së burrit.

Raste të tilla kanë ndodhur, jo vetëm në krahinën ku shërbente dr. Petriti, por dhe në zona të tjera të Shqipërisë së veriut. Madje këto zakone janë zhagitur e bastarlluar akoma dhe më të ç’oroditura deri në ditët e sotme.

Rasti kur babai vret vajzën e tij vetëm se ajo kishte filluar një menyrë jetese tjetër që nuk përputhej me normat kanunore të një “vajze të pamartuar” fletë për këto mentalitete. Ose djali universitar martohet duke bërë dasëm të bujshëme. Natën e parë kur “kontrollon” partnerën dhe dikton se “dokumenti” kryesor ishte falco, nusën e kthej mbrapështë tek prindërit.

Shënimi në “dosje” bija juaj nuk ishte virgjërë….”!

          …Rikthemi tek nusja shatëzën. Ajo i kërkon “besën” e doktorit ta shpetonte jo nga vdekja që ndoshta mund t’i vinte nga lindja e vështirë siç ka ndodhur ndonjë herë dhe rrezikohej, jo jo! I lutej djali shpirtflori, birit nga e njëjta krahinë, i cili ishte doktor: të gjënte menyrën e mbulimit të turpit të tmerrshëm që me ose pa dashje e kishte kryar. Dhe për pasojat tragjike që do të sillte.

Problemi ishte skandaloz dhe tragjik që kërkonte rrugëzgjidhje të me njëherëshme pozitive për të kaluar lumin “pa u lagur” ose për t’ikur, të paktën dy jeta: gruas së re dhe krijesës që do të lindte në ato ditë, në humnerën e turpit. Dhe nuk dihej se si do t’ishin pasojat e tjera.

 

Vepra e turpëshme dhe me pasoja tragjike ishte:

Shtatëzëna nuse ishte me barrë 9 muajshe, kur akoma se kishin kaluar 7 muaj që ishte martuar dhe kishte bërë dashuri (seks) me burrin e saj. Ishte e vërtetë se ajo kishte qënur 7 – 8 muaj e fejuar përpara se të martohet.

Gjithatu ishte plotësisht e vërtetë se gjatë përiudhës së fejesës, jo vetëm nuk bëhej fjalë për marëdhënie seksuale me të fejuarin, por praktikisht as që ishin takuar ndonjë herë vetëm për vetëm djal dhe vajzë, tanimë bashkëshortë.

Që në kohën e adoleshëncës së hershme, kur vazhdonte shkollën 8 vjeçare vajza, tani nuse shtatëzën, qe i ra në “bese” dr. Petritit, kishte filluar dashuriçkat me një shokun e saj një vit me i madh. Me hutitë e budalliqet e moshës u nisën rrugës së gabuar pa gjykuar se ku e si po shkonin, pa pasur asnjë njohuri qoftë dhe sipërfaqësore për marifetet seksuale dhe magjerimin e tyre.

E kishin filluar me lojra fizike si duke kërcyer një e tre hapësh, duke bërë gara vrapimi me kusht që kush humbiste do të merrte mbi kurriz fituesin. Ata bënin mundje dhe ai i cili ja takonte për tokë shpatullat tjetërit, do t’i qëndronte sipër të mundurit sa të dëshironte.

Në verë në një përrua që kalonte afër fshatit të dy të rinjtë do të laheshin së bashku. Natyrisht me të mathura (brekë) të gjata veshur.

Madje do ta vazhdonin të laheshin dhe kur qenë rritur e zhvilluar mirë fizikisht. Vajza kishte alamet gjoksi dhe vinte mbi to duartë në vend të sytjenave deri sa zhytej në ujë. Pastaj në ujin e pastërt dhe të kthjellur dukeshi si dy molla pak kohë pa u bërë për t’u hangër.

Shoku i saj u harlisë akoma më shumë. Ishte trup gjatë, muskuloz, mjaft i fuqishëm dhe aktiv. Në fytyrë filluan t’i dalin ca puçrra, qime të rralla bionde në faqe e më të dëndura mbi buzën e sipërme (mustaqe) si dhe në vënde të tjera.

Një ditë duke dalë nga pusi i përroit, vajza me duartë mbi gjoks, shkapatet e bie pa ndjënja në zallin (reren) pranë. Nuk dihej nëse pati rrëshqitje nga këmbët apo debules. Shoku e lëvizi pak dhe filloi t’i bënte “frymëmarrje” artificiale.

Vajza doli nga kllapia dhe përqafoi shpetimtarin duke u puthur për shtatpalëqefe. Atë ditë do të fillonte ajo dashuri instikte dhe naive.

Që nga ajo ditë puthjet, në faqe, në buze, në gushë, gjoks etj, do t’i vazhdonin rregullisht. Më vonë djali jo vetëm do t’i puthin vajzës gjoksin, por dhe s’ndalej pa i kafshuar. Lëpirjet, ndrydhjet e shtrydhjet duke u puthitur në një dy trupat e tyre rinore, pa zbritur tek zona “e ndaluar” ishin te vazhdueshme..

Ishte një e shtune e mesit të prillit kur vajzën, si pas zakonit me shkuesi, e fejuan në fisin tjetër (fisi klasik, me 300-400 shtëpi) brënda zone. Të fejuarit nuk e njihnin fare njëri tjetrin. Madje djali që u fejua nuk kishte shkuar as ditën e fejesës.

Ndërsa nëna e vajzës formalisht i kishte marrë fjalën të bijës, kur me gjysëm zëri ishte shprehur: se ku të donin ajo dhe babi i saj, do të martohej?!

At’ditë kur vajza do t’i tregonte të dashurit të saj për fejesën, ata të dy do të mërziteshin , do të qanin gjithë kohën.

Por edhe do të qetësonin njëri tjetrin me forcën e zakonit që ka mbretruar me shekuj në vendin tonë dhe veçanarisht n’ato krahina të veriut.

Vetëm dy tre muaj para se ta martonin, prindërit e ndaluan vajzën në shtëpi që të merrej me pajën e saj. Dashnorin e saj që n’ate kohë deri sa hodhi duvakun, ajo do ta takonte vetëm në shtëpi.

Në verë bagëtit (deri 20 kokë dhe një lopë që lejonte statuti i koop. bujqësore) dhe njerëzit e familjës delnin në bjeshkë. Në shtëpi përveç vajzës qëndronin dhe babai e nëna.

Në një mëngjes ata të dy do të shkonin tek stani për t’u dërguar mjellin bjeshkëtarve, për t’i parë se si ishin dhe për të sjellur në mbramje pak bulmet në shtëpi. Këtë moment volitës shfrytëzoi halabaku që donte vajzën për të bërë atë “punë “që s’duhej bërë.

Sapo e diktoi ai, nisjen e prindërve të vajzës për në bjeshkë, vrapoi tek shtëpia e vajzës.

Shkoi tek ajo që e donte marrezisht. Hyri brënda, kyci derën pa pyetur fare at’zogës faqekuqe. Pasi u përqafuan, djali trup madh, do ta merrte vajzën hopa drejt e në dhomën e gjumit duke u shtrirë mbi krevat.

Do të xhvisheshin pa humbur kohë dhe djali me një duf të papërmbajtur filloi “inventarin” e trupit asaj fullanxe mali për çdo centimetërkatëror nga lartë poshtë. Zbriti te zona e ndaluar duke shkuar në “ pazarin e vjetër ”dhe me “armën”e tij  fortë të mbushur a thua se po i pëlcet, filloi të bënte “çilizmën”, sa më të thelluar, në parcelën sekrete, de jure të huaj, duke shpartalluar cdo pengës.

Ndanse vajza përpiqej gjoja ta ndalonte, djali nuk përmbahej. Ajo mbeti duke thënur: mos, mos të lutëm, uf, uuf, mooos, deri sa u mekë nga zëri, ju mbyllën sytë mbi të cilët kishte vërë njerën dorë. Me dorën tjetër shtynte gjoksin e djalit, por pastaj sikur vetvetiu ju largua anash. Dhe, siç thotë Migjeni    “u kapërthurën mishrat” deri sa u krye akti që nuk mund të riparohej më kurrë.

Kështu nga akti i sipërm i asaj ditë të pa harruar, me hirë a pahirë, e fejuara në fisin tjetër, defakto do t’i dhënte “lamtumirën vajzërisë” saj. Djali muskuljosz do ta rifillonte “at’punë” edhe dy apo tri herë ate ditë, deri sa u largua nga frika se mos e gjenin prindërit e vajzës, të cilët kishin thënë se do të ktheheshin prej stanit.

Nga ajo kohë e deri në javën kur do të martohej, vajza u bë si “ tabelë qitje” prej ati djali halabak fshati që nuk kishte të ngopur në fushën e seksit. Ai sa mbaronte at’punë, pa ju tharë djersa që lëshonte erë të rëndë, kërkonte ta fillonte përseri.

Ai bëhesh “në formë” a thua se kishte pas prapanicës ndonjë aparat-makinë që kurdisej vazhimisht dhe për rrjedhoj “dokumenti” i djali tërbohej si i çmendur!

Rrjedhimisht grueja e re që i ra në besë dr. Petritit, u martua kur ishte dy tre muajshe shtatëzën.

Duke e paragjykuar këtë torollake naive dr. Petriti mbi shpinën e një recete instiktivisht do të shënonte:

emri i fëmisë    – Kopil

          mbiemri           – Ferra

          emri i babës    – Kopuk

          emri i nënës   – Putana                                               

           Por doktori vendali s’ mund ta lejonte dorën të shkruaj gjëra të tilla. Tani ndjente keqardhje për atë fatzezë, viktim’e vendit dhe e kohës me zakone të rënda. Ndaj’i prishi me shpejtësi ato që kishte zhgaravitur në menyrë të pavetëdishme. Megjithatë këto fjalë të shkruara nuk i shpetuan pa i lexuar mamisë që ndiqte çdo lëvizje të doktorit.

Ai si shpirtnjeriu qe ishte, mendonte dhe vepronte gjithnjë për t’u bërë mirë njerëzve. Petriti e kuptoi mirë se ku e kishte hallin nusja e re.

Qetësohu, gjithçka do të shkojë mirë!, -i tha nuses që po qante me dëndesë. Pastaj ai plotësoi kartelën me të dhëna të rrëme:

Gravldancë 32 – 34 javëshe me rrezik lindje para kohe.

Mirpo plotësimi i kartelës me të dhëna të pasakta ishte si me thënë  ´´vorba”, tani problem mbetën “kapaku dhe vega” ?!

Dr. Petriti kishte dhënE prova me përpjekje serioze për ruajtjën e dinjitetit të zonës. Ai, jo vetëm kishte “mbuluar” ndonjë pa udhësi, gabime të rënda dhe deri tek ndodhi skandaloze, por dhe në ruajtjen e “sekretit” të përsonit, familjës apo vendit të këtyre shfaqjeve, të cilat po të merrnin dheun, sigurisht do të përfundonin në menyrë tragjike. Kështu dhe për sa me sipër duhej vepruar me kujdes.

Mendoi të krijonte një alibi për të bindur vjerrën e nusës shtatëzën. Ajo ishte një dhelpër dinake, një tip hetuesje ndajë të cilës njerëzit e fshatit e në veçanti grat’e vajzat ishin të rezervuara sa herë takoheshin me atë “bishtpërdredhur”.

          Doktori pasi doli nga dhoma ku shtroi shtatëzënën, hyri në dhomën e mjekut dhe porositi një infërmjere të sjellin vjerrnën e nuses.

Ajo gjithë merak dhe dyshuese për të rene e saj do ta pyeste, me një frymë, sa u gjetë përpara drejtorit të spitali. Lidhur me gjëndjën e shtatëzënës, burimet e asaj sëmundje të papritur etj.

Doktori me një pamje shumë serioze dhe gjoja gjithë kompetëncë profesionale do ta sqaronte nënën e burrit të nusesë, ku ishte prozente dhe mamia e spitalit. Ai do të thonte t’interesurës: se nusja e saj ishte me barrë 7 muajshe dhe që rrezikon të lindë para kohe.

Dhe vazhdonte t’i mbushte mendjën asaj gruaje, se duke parë rrezikun për dy jetë (nusës e fëmijës), ai po e shtron shtatëzënën “urgjent”. Se fëmija mund të lindte me një peshë më të madhe se sa lindin fëmijet shtatanikë.

Se ai fëmijë shtatanik do të lindin i ënjtur dhe se kjo vjen, sipas përvojës, kur nënës ose fëmijsë u është shfaqur ndonjë sëmundje. Dhe se vërtetë nusja e kishte barkun e madh për shtatanik, por problemi ishte se ajo paskish shume ujra etj.!!

Gjithashtu që të ruhej sekreti, doktori duhej të realizonte izolimin e shtatëzënës për disa kohë. Prandaj krijoi fabulën tjetër:  se nusja duhej të qëndronte në spital deri sa të bindej vet doktori se fëmija mund të jetojë.

Prandaj do të jepte këshillen (urdhërin) e pakundërshtueshme si drejtor spitali qe ishte, se fëmija nuk mund të vizitohej (s’mund të shikohej), nga njerëzit e nusës as nga njerëzit e burrit, sepse gjoja kishte rrezik të jashtëzakonshëm që ai fëmijë “shtatanik t’infektohej” me pasoja vdekje.

          Plotësisht e bindur vjerra do të falnderonte dr. Petritin dhe, duke i marrë leje ati, do të shkonte e shoqëruar nga mamia në dhomën e shtrimit të nusës, do t’i lënte ca lekë dhe do të ndahej nga e reja,duke i dhënur kurrajo se në saje të Zotit dhe dr. Petriti gjithçka do të shkonte mirë.

          Natyra do të bënte punën e saj. Fëmija do të lindte javën tjetër, një djal alamet buçkoje, rreth 4 kg. Nusja do të mbahej disa javë në spitalin rual. Fëminë, njerëzit e nuses dhe te babushi i ri (adaptues pa dokumenta), do ta shikonin vetëm kur nusja doli nga spitali dhe do të kthehej në shtëpi.

Duhet theksuar se dhe nëna e foshnjës (dobiçit) do të bëhej “artiste” duke luajtur rolin shumë mirë në skenën e teatrit natyral të fshatit dhe të zonës thellë.

Besa dhe sekreti në mesin e nusës planprishëse, doktorit zemermadh dhe mamisë së zgjuar e gojëmbyllur etj do të ruheshin të pacenuara. Madje edhe i pa hulmtuar për gjithmonë nga askush…                                                     

Vitet kalonin dhe “shtataniku” rritej, zgjatej nga shtati dhe ishte plotë shëndet. Ai do të mbaronte klasën e 8 – te në fshatin e tij. Do të bëhej një adoleshnt i shkathtë e aktiv. Do të merrej me sport etj. Vërtetë do të bëhej një “zog kopili”.

Mbasi mbaroi shkollën 8 vjeçare do të vazhdonte shkollën e mesme, e vetmja n’atë krahinë.

Godina e shkollës së mesme ishte në qëndrën e zonës dhe jo larg spitalit. Nxënësi, objek i këtij tregimi, nuk do t’i pëlqente disiplina dhe rregulli në shkollë. Në semestrin e dytë të vitit parë, pa marrë leje jo vetëm drejtorit të shkolles, por as pedagogut kujdestar, ai shkon tek dajotë. Djali i dajës së nxënësit martonte vajzën. Pra ai do t’ishte domosdo në dasmën e tezës.

Në dasëm, nxënësi qe kishte ikur nga shkolla pa leje, ndoshta do t’ishte i vetmi njeri, i cili do të kishte dy babat (biologjik e “adoptues”) prezent! Dhe këtë fakt e dinte vetëm nëna, “fytyrën dhe jetën” e të cilës e kishte shpetuar besa me doktor Petritin.

Studenti, at’botë, mungoi disa ditë. Drejtorisë së shkollës i duhej justifikuar mungesat ose rrezikohej që nxënësi të përjashtohej një vit prej shkolle. Nxenesi kishte ndigjuar në shtëpi njerëzit e familjës, në veçanti nënën, duke folur fjalët më të mira për doktorin.

Ndaj mendonte që nëpërmes tij të zgjidhin hallin sapo t’i tregonte. Studenti, me histori të veçante, i shkon doktorit në spital. Kur prezëntohej se i kujt ishte, dr. Petritit ju ringjallë kujtesa për tërë historine e treguar dhe pati një rrënqethje duke ju bër mishi kokrra kokrra.

Djali jo vetëm i kërkonte doktorit raportën për të justifikuar mungesat në shkollë, por do të këmbëngulte të mos dilte nga andej pa ja dhëne.

Drejtori i spitalit do të përpiqej me gjakftohtësi e durim ta bindte se nuk lëshonte askujt raportë paqën i sëmur. Aq’ më pak për një kohë të kaluar. Se një veprim i tillë ishte shpërdorim dëtyre.

Por më kot po i shkonte mirësjellja dhe edukata tek ai djal rebel. Kur ia pruri, si thuhet në maje të hundës, e urdhëroi të dilte përjashta.

Djali i nevrikosur që nuk ju plotësuar kërkesa, duke sharë ata që flasin mirë për atë njeri që sipas ti, nuk qënka doktor as burrë!!, do të godiste me shqelm derën duke shqyer kompesatën dhe prishur bravën e saj dhe, duke mos i pushuar goja me fjalët më të keqia do të largohej.

N’atë moment krejt rastësisht drejt dhomës së mjekut po shkonte dhe mamia që kishte pritur atë halabak që po ia “shpërblente” aqë mirë doktorit, besën e dhënur nënës tij.

Doktori e ndoqi rrugaçin dhunues, por kur s’arriti ta kapin, se i iku me vrap, gati ishte për ta sharë me fjalë të rënda e të “ndaluara”. Në ndihmë i erdhi mamia. Ajo i kujtoi gjithçka kur i tha:

-Mbahu doktor, kujdes ju e dini se….?! – Po po nuk kam si shprehem! – tha ai dhe do te vazhdonte

– Por fjalët e Bibles “bën mirë se do të gjejësh mirë” jeta nuk po i vërteton.

Pastaj si nxorri shaminë dhe po fshinte djersët do t’i drejtohet mamisë:     – Ti e dinë më mirë se kush tjetër, se ndonjërit qe i bëna mirë, ma ka kthyar me të keq.

Porse ai nuk pendohej. Dhe, pasi nxorri nga thellësia e gjoksit, një ooh! Do te shprehej se nuk do të bëhej kurrë në jetë pizhman për çdo gjë të mirë, të arsyeshme, paqësuese që kishte bere dhe mund të bëjë në te mirë të njerezve.

 

(Shkoder, shtator 2001)

-Per Limit.al , Prill 2020-