Ballina Aktualitet PËR DISA “PATRIOTA” TË FACEBOOKUT DHE… – Nga NEHAT JAHIU

PËR DISA “PATRIOTA” TË FACEBOOKUT DHE… – Nga NEHAT JAHIU

Shumë lehtë e keni ju ca “ patriota” të facbookut dhe…, që aq shumë po krokorisni sot me postime dhe komente nëpër rrjete sociale duke na shitur gogla për dushk me patriotizmin tuaj dhe të disa liderëve tuaj që në të shumtën e rasteve po na i shpallni legjenda heronj e çfarë jo tjetër. Ju të tillët kurr nuk keni qenë dhe as nuk mund të jeni patriota të kombit dhe vatanit, pos patriota të sahanit.

Të gjithve na u dha rasti të e tregojmë patriotizmin, por nuk na e mbajti b…. Ata( ato) që ishin patriota të vërtetë e treguan veten kur ishte nevoja për të i dalur zot kombit dhe vatanit. Ata i dolën dhe ia kthyen pushkën armikut dhe e lagën barin dhe borën me gjakun e tyre. Pra, këta kanë të drejtë të thirren në patriotizëm dhe jo ju që sot pas kaq vitesh që na tregoni patriotizëm nëpër rrjeteve sociale dhe kafeane duke na shitur gogla për dushk.

Dhashtë Zoti që mos të bëhet edhe ndonjë luftë! Nëse do të ndodhë që përsëri të bëhet luftë, unë jam i bindur se përsëri do të dalin për të luftuar po të njejtit. Mu të njejtit dhe disa të tjerë atdhetarë që nuk krokorisin nëpër kafeane, rrjete sociale dhe…Mu këta ( këto) do derdhin gjakun dhe do e falin jetën e tyre për kombin, lirinë dhe atdheun e tyre.

E ju që për çdo ditë e natë na postoni dhe komentoni aq shumë patrotizëm në kafeane dhe rrjete sociale ,që në krismën e pushkës së parë së bashko me liderët tuaj do të futeni në vrimat e miut dhe do ia mbathni për të ikur larg e më larg vendlindjeve tuaja dhe atdheut, kështu që , o ju ca “ patriota” është më mirë të heshtni dhe rrini në hallin tuaj e mos na shitni gogla për dushk , sepses nuk ju shiten dhe më mirë ju bie të strukeni dhe të heshtni, sepse ishte koha kur duhej të tregohej patriotizmi dhe juve nuk ju pamë askund sikur këta që do ua postoj në këto foto.