Ballina Kryesore Ngadhënjimi i Doktrinës së Ali Ahmetit

Ngadhënjimi i Doktrinës së Ali Ahmetit

Ngadhënjimi i Doktrinës së Ali Ahmetit.

Konstruktor i Shtetit të së drejtës, paritetit qytetar, harmonisë ndërfetare, integrimit Euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia e Veriut, nga një republikë e ish Jugosllavisë, aleate e Serbisë pushtuese u bë shtet i pavarur, i njohur ndërkombtarisht, e aftë për të qendruar në këmbët e veta, u bë aleate e Natos, SHBA-së, Britanisë Madhe, Francës, Gjermanisë, mori ftesën për në BE.
Lord Xhorxh Robertson, në emër të grupit të Ohrit ka falenderuar këto ditë z Ali Ali Ahmeti:
“Po ju shkruaj në këtë ditë historike kur Flamuri i Maqedonisë së Veriut me krenari valvitet para Selisë së Natos.
Ju uroj Ju, Partinë tuaj për përpjekjet tuaja për të arritur në këtë ditë për tu mbajtur mend.
Kështu që ne festojmë me Ju se vendi juaj është inkuadruar në Aleancë”.
Në fakt shqiptarët kanë gëzim të dyfishtë sepse aty kanë Flamurin Kombëtar dhe atë shtetëror.
Për suksesin e Maqedonisë së Veriut kontribut kolosal ka udhëheqësi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, i cili deshmoj madhështisë e tij, që me qetësi, maturi e durim qëndroj fort në kursin Euroatlantik, në akord të plotë të vokaconit përendimor të shqiptarëve dhe institucioneve ndërkombëtare.
Ai eci me vendosmëri në Sagën e gjatë, përmes shumë kasandrash prej katër dekadash, si veprimtar i shquar i Çështjes Kombëtare, si strateg i luftës, arkitekt i paqes, konstruktor i shtetit të së drejtës sipas real politikës, konsolidimit të demokracisë, forcimit të harmonisë ndërfetare, e së fundmi integrimit Euroatlantik të Republikës.
Doktrina e tij ngadhnjeu.
Ali Ahmeti modestisht shprehet:
“Të gëzojmë bashkërisht ato që kemi mbjellur”
Sllogani i Ali Ahmetit dhe BDI-së ka qënë gjithmonë :
“Bashkë”.
Ali Ahmeti është njëri nga drejtuesit më të rëndësishëm të Lëvizjes Studentore në vitin 1981, në Kosovë, veprimtari për të cilën dhe për të tjera në dobi të kauzës shqiptare, ka qenë i dënuar me vdekje për njëzet vjet rresht nga gjykata serbe.
Në vitet 1984-1986 ka ndihmuar në ripërtërirjen e lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë.
Në keto vite vepronte në Ilegalitet sepse ishte i dënuar me vdekje nga regjimi serb, ku dhe mori statusin e azilantit politike në Zvicërr.
Në vitet 1988-1989 ai është njëri nga mbështetesit kryesorë të protestave të minatorëve dhe studentëve, të cilat për herë të parë e sfiduan seriozisht regjimin e Sllobodan Milosheviçit.
Në vitet 1989-1990, ai ka qenë njëri nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë.
Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve Ahmeti e ka pasur në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Në vitin 1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës. Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë speciale sektorin ushtarak.
Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lufta për çlirimin e Kosovës në fund të shekullit të XlX-të, lufta e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në fillim të shekullit të XX-të nxori në skenën politike liderin me reputation e vizion të jashtëzakonshëm, veteranin e lëvizjes kombëtare.
Shumë pak liderë shqiptarë, aleatë ndërkombêtarë, analistë e besonin se strategu i luftërave do të imponohet në Maqedoninë e atëhershme, as nuk e mendonin biles se do të bëhej partneri më i besuar i faktorit ndërkombëtar e do të shdërrohet në një politikan kalibri e faktor përcaktues dhe me mesazh të qartë.
“Nuk ka Maqedoni pa shqiptarë, si qytetar me paritet “.
Ali Ahmeti, mori përsipër një mision hyjnorë ashtu si Moisiu biblik për të nxjerrë popullin e tij nga skllavëria.
Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Komandant Suprem dhe Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.
Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes Kornizë. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoni dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të dizenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.
Në qershor të vitit 2003, Ahmeti themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet kryetar i kësaj partie. Në shtator të vitit 2003 Bashkimi Demokratik për Integrim e fitoi besimin e shumicës dërrmuese të elektoratit shqiptar në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë. Ali Ahmeti u zgjodh deputet i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim e grupi parlametar, përfaqësuesit në qeveri e pushtet lokal prej 17 vitesh kanë implementuar e materalizuan me sukses doktrinën triumfuese të liderët të saj ngadhnjimtarë.
Pra, Ahmeti është njëri nga drejtuesit e Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë, aktor kryesor i Marrëveshje së Ohrit, njëri nga politikanët më të vendosur në aksionin politik për ridimensionimin e çështjes sonë kombëtare në Gadishullin e vjetër dhe në Europën moderne.
Ai është njeriu që çoi Skënderbeun, arkitektin e Nëntorit të parë të shqiptarëve në Shkup, për të dëshmuar vijimësinë e qëndresës shqiptare, përballë çdo humbje në kohë dhe harrim.
Gjithashtu solli në Shkup shtatoren e Shen Terezës, ikonës së lirisë dhe drejtësisë sociale të Botës, modelit të njeriut që u ngrit mbi unin e saj dhe mbi çdo ego njerëzore, në emër të më të varfërve dhe më të rrënuarave të Botës sonë.
Ato tashmë flasin shqip sepse Gjuha Shqipe është zyrtarizuar, dhe ligji është firmosur pas votimit të deputetëve nga kryetari i Parlamentit të Republikës, tashmë me emrin Maqedoni e Veriut nga kryetari Telat Xhaferi.
Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe, universitetet shqiptare në Shkup,Tetovë, Strugë, përmbushin amanetin e Kol Bojaxhiut, babait të Shën Terezës i vrarë 100 vite më parë sepse kërkoj që gjuha jonë të jetë zyrtare si ajo
maqedone.
Këto Shtatore sot janë më të vlefshme se “Shkupi një miliardë dollarë i Gruevskit”.
Gruevski ja ka mbathur duke u zvarritur maleve në krah të Drinit të Zi, përballë Grykës së Radikës ku marshoj ushtria pushtuese e Harejdin Pashës, e cila nuk u kthye kurrë sepse mbeti në malet e Dibrës ndërsa ato qëndrojë si Keopse në mes të Shkupit.
Ali Ahmeti pati kremtuar me madhështi 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pasi pati festuar me po kaq madhështi e solemnitet 100 vjetorin e çlirimit të Shkupit, kur prijësit shqiptar Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Riza Bej Gjakova, Naxhip Draga, Bajram Daklani, në krye të mijëra kryengritësve hyjnë triumfatorë me dt 12 gusht të vitit 1912, në Kalanë e Justianianit në vend të flamurit turk vendosën Flamurin Kuqezi të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).
Falë këtij heroi të kohës sonë është ruajtur i pacënuar identiteti shqiptar, rrënjët e vjetëra të Kombit tonë.
Nuk ka trevë të trojeve tona etnike, ku të mos ketë shkelur këmba e Ahmetit, duke mbjellë në çdo zemër shqiptare besimin tek kauza jonë, e cila është bërë një realitet në veprim, më dinjitoze dhe më largpamëse se kurrë, edhe falë këtij burri të shquar të Kombit Shqiptar.
Unë kam pasur rastin fatlum që si President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar të bashkëpunoj me politikanin energjik, atdhetar e vizionar i cili ka qenë mbështetës i veprimtarive të këtij Unioni në Strugë, Shkup, Dibër të Madhe dhe Gostivar.
Ali Ahmeti është një strateg i luftës dhe arkitekt i paqes, jo vetëm në Maqedoni e Kosovë, por në gjithë hapësirën etnike shqiptare, pasi kauza e tij ka qenë njësh me kauzën kombëtare, vizioni i tij kanë qenë njësh me vizionin euro-atlantik të një kombi historik të ridimensionuar në Ballkan, në bazë të kësaj të drejte, e cila mund të vonojë, por nuk mund t’i shpëtojë verdiktit të kohës sonë.
Doktrina e Ali Ahmetit ngadhnjeu.
Filozofia e tij e real politikës, paritetit qytetar , konsolidimit të demokracisë, paqes, bashkëjetesës ndërfetare, forcimit të shtetit të së drejtës dhe integrimit Euroatlantik u kurorëzua me sukses.
Ka 20 vjet që po ecën me hapa të matura dhe të sigurtë, përmes shumë kurthesh neootomane, intrigash sllavo- bizantine për të ardhmen e shqiptarëve që ata të kenë peshën reale të shtetëformimit.
Gjatë gjithë këtyre viteve të ngjeshura me aksione kombëtare ai ka lëvizur në terren të sigurtë për shqiptarët, për përballues dhe të veshtirë për vehten e dhe BDI- në, i cili është dashur të ngrihet mbi çdo interes utilitaro-politik të çdo individi e grupi në ëmër të asaj që është e shenjtë dhe e patjetësueshme Çështjes Nacionale.
Një maksimë franceze thotë:
“E verteta qëndron në fund të pusit”.
Aristoteli, filozofi i lashtë grek na ka mësuar:
“E verteta duhet thënë troç, edhe sikur të jenë kundër saj të gjithë”.
Në fakt vetëm e verteta të ban të lirë.
Ahmeti për katër dekada ka folur me gjuhën e së vertetës.
Doktrina e Ali Ahmetit vertetoj aforizmin e Lord Bajronit:
“Shqiptarët me veshjet e tyre krijojnë një peisazh të mrekullueshëm në Botë.
Ata janë raca më e bukur njerëzore që ekziston, trima, më të fortë së keshtjellat e tyre”.
Maqedonia ishte për shumë arsye nyja gordiane e Ballkanit dhe Ali Ahmeti ka meritën se kurrë nuk pranoj skenarët për ndarjen e saj, asnjëherë që përfundimisht shqiptarët të humbnin trojet e tyre autoktone mijëra vjeçare, ku i kanë farën dhe rrënjët e veta iliro- dardano- arbërore si banorët më të hershëm të tyre.
Po përpiqem me fakte historike e argumenta të pakundërshtueshëm të historianëve të shquar të vertetoj këtë pohim aksiomatrik.
Emri i Maqedonisë lidhet me emrin e Aleksandrit të madh, strategut gjenial të betejave dhe arkitektit të parë të Rendit të Ri Botëror pa mbretër, tiranë dhe despotë.
Është njohur botërisht nga historia që nga Plutarku i lashtësisë e deri në ditët tona se Leka i madh siç e thërrisnin shqiptarët ishte djali i Olimbisë pinjolles së derës së Pirros, pra me gjak nga nëna Ilir.
Ai e gëzonte emrin e dajës së vet, Aleksandër Mollosit, udhëheqësit të Lidhjes Mollose, Mbret i Epirit.
Kaq e vertetë është kjo sa kur e pushtoj Indinë e largët Aleksandri i madh ngriti një monument madhështor me 12 kollona të larta mermeri në kujtimi të perendive të tij pellazgo- Ilire.
Por ilirët kanë qenë para Aleksandrit të madh aty.
Në brigjet e Vardarit kanë jetuar paionët, fis Ilir që kufizoheshin me dardanët, dhe me fiset e tjera penestët dhe desaretët e Ilirisë.
Paionët përmenden për të parën herë si aleatë të trojanëve kundër akejëve në shekullin e pestë p.e.s.
Me urdhër të Darit të Persisë dy fise të tyre u shpërngulën në Azi.
Në gjysmën e parë të shekullit të IV p.e.s formuan Mbretërinë e tyre me udhëhqës Agis-in.
Që këtu fillon lufta me maqedonët për ti nënshtruar por kjo u arrit vetëm në kohën e Filipit të Dytë dhe Aleksandrit të madh.
Pas pushtimit romak Paionia u nda midis krahinave të dytë dhe të tretë, në të katër provincat autonome të krijuara nga pushtuesit
Me riorganizimin administrativ të Perandorisë Bizantine nga Diokleciani Paionia sëbashku me Peloganinë formuan një provincë të veçantë të quajtur Macedonia e dytë ose “Salaries”.
Historikisht Shkupi është thirrur kryeqyteti i dardanëve.
Shqitarët kanë qenë shumicë pavarësisht genocidit e shpërnguljeve të tyre të dhunshme e të herëpasherëshme.
Edhe në vitin 1967 kur ra termeti i madh sipas statistikave shqiptarët etnikë përbënin shumicën duke e tejkaluar Tiranën dhe Prishtinën.
Mbreterëria e Ilirisë u themelua në brigjet Liqenit të Ohrit e Strugës nga udhëheqësi i enkelejëve që banonin aty, nga Bardhyli.
Kërçova për herë të parë përmendet në histori në shekullin e dytë p.e.s me emrin Uskanë, pas përballjeve të romakëve me Perseun e Maqedonisë.
Lashtësinë e shqiptarëve këtu e dëshmojnë varret Ilire të Zajasit, trojet në Kaleshe, Manastirishte, Arangjill, 12 keshtjellat e pushtuesve romakë të cilat u zhdukën gjatë dyndjeve sllave sëbashku me emrin e vjetër.
Kërçova ra nën sundimin serb në vitet 1283-1394.
Me fillimin e sundimin turk edhe ajo pësoj të njëjtin fat të popujve të tjerë të Ballkanit.
Viti 1913 është viti i tragjedisë së madhe të popullit të kësaj zone, njerëzit përjetuan masakrat me të tmerrshme të grave, fëmijëve, pleqëve në qafë, Zajas, Greshnicë.
Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarët e Kerçovës, dhe Maqedonisë së atëherëshme mbeten nën Jugosllavinë e dytë.
Në Jugosllavinë e Titos e pësuan njësoj si në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, por në menyrë më të kamufluar.
Nën slloganin fallc “Vllazërim- Bashkim” për gjysëm shekulli u ushtrua dhunë dhe genocid e shpërngulje por pavarësisht kësaj shqiptarët nga pikëpamja demografike gjithmonë mbetën shumicë në trojet e tyre.
Për të vertetuar historinë e lashtë të Iliro -dardano-arbërorëve dhe pohimeve tona na vijnë në ndihmë akademikët.
Citoj, Barbaro Jeleviç:
“Rrënjët e Maqedonisë së lashtë janë Ilire”.
Dr Murico Druan, sekretar i Akademisë Frange:
“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vetë historia.
Gjyshërit e tyre morën pjesë në Luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili në njërin krah dhe Hektori në anën tjetër”.
Nikola Jorga deklaron:
“Shqiptarët dhe baskët janë më të vjetërit e Botës”.
Profesor Gordonov:
“Skirtonët ilirë e kanë themeluar Heraklenë e Manastirit para 2500 vjetësh
Ata kanë themeluar Resnjan dhe Prespën”.
Dr Dushka Kostadinov:
“Shqiptarët janë banorët më të hershëm të Gadishullit të Ballkanit”.
Pr. Braisllav Nushiq:
“Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë gjithë dyndjeve të popujve e ruajnë tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar.
Ata u bënë ballë sulmeve romake mësymjeve të dendura të sllaveve e turqëve.”
E nëse i referohesh fakteve historike shqiptarët për 500 vjet të sundimit turk kanë organizuar 57 kryengritje të fuqishme për lirinë e tyre dhe të popujve të Ballkanit.
E bëra këtë panoramë të gjatë faktesh historike për të vertetuar së shqiptarët ndonëse erdhën të parët në Gadishullin Ballkanik për më shumë se 23 shekuj luftuan me sakrificën kristiane për të ruajtur trojet e tyre.
Për më shumë se dy mileniume ata u përballën me luftëra, dredhi, intriga, kurthe, platforma, projekte, konferenca, traktate, kongrese për copëtimin e trojeve të tyre deri në ditët e sotme.
Më i freskëti ishte ishte plani ogurzi për ndarjen e Kosovës por që u ndalua nga barrikada e pakapërcyeshme Haradinaj.
Fatkeqësisht në këtë projekt ishin aktorë të rendësishëm Rama e Thaçi.
Pranimi i Maqedonisë së Veriut në Nato dhe ftesa për në BE është ogur i bardhë për faktorizimin e shqiptarëve në Rajon.
Merita i takon patriotit, atdhetarit, politikanit vizionar, strategut të luftës, arkitektit të paqes, konstruktorit të shtetit paritar Ali Ahmeti i cili me durim prej dy dekadash ia doli të finalizojë doktrinën e tij.
Tashmë Kosova ëshë e lirë dhe e pavarur, Shqipëria është në Nato dhe e ka nisë rrugën drejt BE-së.
Shqiptarët në Mal të Zi me votën e tyre u bënë përcaktues të integrimit Euroatlantik të Republikës Malazeze
Ende presin të zgjidhet nyja gordiane e Luginës së Preshevës dhe plaga që kullon gjak, Kauza që nuk vyshket e nuk thinjet, Çamëria.

AZGAN HAKLAJ, Mjeshter i Madh
Ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar
“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.