Përgëzoj për këtë akt Kryeministrin Rama. Por do të uroja që ky gjest të mos zventiet nga propaganda, e cila mbart rrezikun që këtij solidariteti dhe bujarisë së këtyre njerëzve, t’i mbivendoset zhurma për kapjen e meritave, që askush nuk mohon. Po ashtu më duhet të theksoj se përpjekjet për të gjetur cene në këtë ekip, nuk i shërben askujt. Madje dëmton këtë skuadër por edhe ne në sytë e një bote deri tani përgëzuese ndaj nesh.
Thirrja ime është: Më lejoni që këta 30 njerëz, të cilët po vënë në rrezik jetën e tyre, të më përfaqësojnë edhe mua, të të përfaqësojnë edhe ty, të përfaqësojnë të gjithë Shqipërinë.
Na lejoni që edhe ne të jemi krenarë, na lejoni edhe ne që e duam popullin italian njësoj si Kryeministri dhe më shumë se ata që në këtë moment po hedhin baltë mbi traditën e popullit tonë.
Miku i mirë në ditë të vështirë.
Faleminderit!