Koronavirusi ( Covid – 19 ), i çfaqur për here te parë në Wahan të Kinës, infektoi më së shumti Evropën e SHBA. Jo vetëm kaq, por tregoi se këto dy fuqi të mëdha ekonomike e politike janë të mefshta përballë sfidave të tilla.
Kjo pandemi na tregoi se bashkpunimi,kordinimi, përkrahja e solidariteti; aq shume të propoganduara, janë më shumë propagandë e fasadë se realitet.
Kjo u vërtetua me qëndrimin ndaj Italisë. Kombi Italian deri më tani, nga pandemia, është më i dëmtuari i planetit.
Ky komb i ka dhënë botës qytetërimin e parë.
Kur barbarët e shëmbën qytetërimin që ndërtuan romakët, ishin këta që rilindën dhe e ndërtuan sërish më të mirë, të cilin e kopjuan kombet e tjera.
Ishte ky komb që ndërtoi të drejtën, pra ligjin, të cilin e morën dhe kombet e tjera për të bërë shtetet e tyre.
Italianët i dhanë kulturës botërore mbi 70 % të kryeveprave të saj.
Ata janë themeluesit e arkitekturës së vjetër e të re.
Italianët janë kontribuesit me shumë vlera në të gjitha fushat e shkencës.
Humanizmi botëror pa atë Italian është lëmoshë e rëndomtë.Muzika e kënga botërore pa ato italiane është zhurmë e çjerrje.
Piktura botërore pa atë italiane është vizatim.
Mjeksia botërore pa atë italiane është portokoll i pa shpirt e pa ndjenja.
Demokracia botërore pa atë të Italisë është thjeshtë ndryshim portash.
Më lart thashë se kombi Italian u godit më rëndë nga virusi i fundit. Kjo jo pse mjekët atje janë më të dobët, përkundrazi. Në Itali humanizmi është parimi bazë i mjekimit dhe jo thjeshtë protokolli. Atje, në spitale shkuan të gjithë, edhe me simptoma të lehta dhe pa simptoma. Kapacitetet ishin të pa mundura për flukes të tilla. Epidemia plasi.
Bashkimi Evropian rrudhi supet. As maska të thjeshta nuk i dhane pjestarit të tyre, themelues të civilizimit. Nuk bëhesh fjalë për respirator e medikamente.
E megjithkëto italianët thanë : “Evropa është me ne, Amerika është me ne e po na ndihmojnë”. Edhe këtu çfaqet fisnikëria e këtij kombi.
Presidenti i SHBA, kompanisë gjermane që po punonte për vaksinën anticovid, i ofroi financime lakmuese, me kushtin që vaksina të prodhohej ekskluzivisht për SHBA !!!! Vendet e BE heshtin.
Kompania gjermane nuk pranon.Ajo ngritet mbi liderat e BE e të SHBA, duke patur si gur themeli parimin e madh të Hipokratit.
Lider nacistë e individualist ! Kina, Kuba e Rusia dërgojnë mjek e ndihma në Itali.
Shqipëria me mundësitë e sajë ndihmon Italinë duke i dhënë një mësim të madh Perendimit. Vetëm atëherë u kujtua Evropa e Bashkuar !
Solidariteti mes kombeve të civilizimit perendimor duhet të ishte më shumë se fasadë.
Bëhet fjalë jo për miratimin e një dekreti dosido, apo ndryshimin e orës; por për jetë njerëzish.
E kur kjo vihet në pikëpyetje të tjerat kanë dështuar me kohë.
Kur organizmat janë për fasadë e propagandë nuk kanë vlerë..
Covid-19 na i tregoi këto fasada mes solidarësh.
Të gjithë dëshirojmë e lutem që të largohet nga planeti me sa më pak dëme e sa më shpejt.
Kur të ik do na lejë mësime me vlerë për familjen, shoqërinë,solidaritetin e distancimin.
Ndoshta dhe me aleanca të reja e të paparashikueshme, me organizime të tjera botërore.