Shqipja jonë është në siklet.
S’po njeh më as bijtë e vet.
Kur po rriten e bëhën mbret,
Të parin varin babën e vet.
Shqipja jonë është bërë viktimë,
Futur të gjithë në karantinë.
Një herë tërmeti fort e tundi,
E tash na vjen koronavirusi.
Qeveria fort po lavdrohet,
Se ka zierë lakrat dhe groshët.
Ka marrë masa për të strehuar,
Ka prurë maska për të shpëtuar.
Plot nëntë vite kanë skaduar,
S’ka gjë, i kemi sterilizuar.
Të gjithë në shtëpi në karantinë,
Të shpëtojmë vetë dhe fëmijnë.
(@Gjon Bushgjokaj, Lezhë, më 11. 03. 2020)