Ballina Ravijëzime Qyteti i ngujuar – Nga Qazim SELIMAJ

Qyteti i ngujuar – Nga Qazim SELIMAJ

31 Mars 2020

Edhe sot ditë e bukur, ditë pranverore me pak vranësira. Nga soleta e banesës ne Qytetin Studenti po shoh qytetin tim – Tiranen. Ai vazhdon të jetë i heshtur dhe i zhytur në qetësi të detyruar. Sheh pak njerëz që lëvizin të ndarë nga njeri tjetri me maska në fytyre dhe doreza ne duar. Pothuajse të gjithë nxitojnë. Ndoshta ketë nxitim e përcakton biletë dalja një ore, e cila qysh dje është e vetmja mundësi për të “thyer” me leje orën policore. Tirana duket më e pastër se kurrë. Ajo është çliruar nga smogu, pluhuri dhe zhurma shurdhuese e makinave. Kjo është dëshmia më e mirë se sa jo njerëzor jemi me mjedisin ku jetojmë dhe sa shume punojmë kundër jetës tonë. Përballë meje në një distancë (vijë ajrore) jo me shumë se 250 metra kam parkun e liqenit artificial. Ai te jep shpresë se pranvera po vjen. Sot ndryshe nga pardje parku i qytetit studenti është populluar me cicërima zogjsh dhe lule. Shenjë e mirë kjo. Së shpejti, me patjetër do të popullohet edhe nga njerëzit.” Një pesimist thoshte Çurcilli e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi”. Le ta bëjmë optimistin. Të gjuajmë mundësitë edhe pse jemi nën peshën e ngujimit. Sigurisht do ja dalim. Do fitojmë. Por duhet te bëjmë gjithçka që fitorja jonë të mos jetë si e Pirros.

Eh… mendja të çon larg ndër vite. Kam idenë se kur njeriu ndeshet me vështirësi gjithmonë e kthen mendjen mbrapa. Besoj….sa më larg të shikojë mbrapa njeriu aq me shumë e shtrin vështrimin para. Rruga e jetës më ktheu aty ku e lashë dje. Pas shkollës Skënderbej dhe stazhit rraskapitës vazhdova studimet e larta ushtarake. Ndryshe nga shkolla Skënderbej në shkollën e lartë kishte edhe studente ushtarake. Në njëfarë mënyrë mund të thuhet se ato ishin nektari i shkollës. Edhe pse pak (krahasuar me gjininë mashkullore) ato i gjeje kudo: në sport, veprimtari artistike, kulturore dhe konkurse me tematikë shkencore e historike. Kam bindjen se në një mjedis ku mbizotëron rregulli spartan ato përbenin pjesën humane dhe të dlirë të komunitetit tonë. Për mendimin tim atë bote, kjo ishte shkolla e vetme që përgatiste kuadro ne nivel sipëror me profesion: Punën me njerëzit pa zgjedhje dhe pa preferencë. Ushtria ishte e tille. Oficerit i duhej të punonte jo vetëm si profesionist, edukator por edhe si prind i një familjet madhe. Ai duhej (duhet edhe sot) të udhëheqë gjithë veprimtarinë jetësore të vartësit si individ, grupit dhe komunitetit ne krye te cilit është caktuar të shërbeje. Është kjo arsyeja që korpusi i oficereve ne historinë e përbotshme të udhëtimit njerëzor ashte konsideruar si pjesa e elitës të çdo kombi. Ka shumë gjera që njeriut i lëne mbresa ne ketë fazë kyç të përgatitjes për jetën. Ndoshta më së shumti të nguliten në kokë stërvitjet dhe ushtrimet fizike e luftarake në kushte të mbijetese. Marshimet dhe fushimet dimërore ishin të tilla. Njëri prej tyre ishte marshimi ne gjurmët e BR1S gjatë operacionit te dimrit 1943.. Kjo lloj stërvitje fillonte nga Përrenjasi dhe pas një marrshim 6-7 ditor përfundonte ne fushimin dimëror të shkollës ne Feken. Me ka ngele në kujtesë dita e parë e marshimit. Pasi kishim zbritur nga treni morëm rrugën drejt Varrit të plakës. Në muzg mbërritëm. Aty ishte caktuar pika e rregullimi dhe pushimit të gjatë. Nga komanda jonë ne bashkëpunim me këshilltarë të fshatrave u ndamë për të pushuar ne fshatrat rreth e rrotull . Unë se bashku me radistin e Batalionit dhe tre shoke te tjerë shkuam në një familje. Në shtëpinë që shkuam gjetëm 6 shoqe tona studente. Nuk e di edhe sot se kush kishte gabuar, Ne apo Ato. Sipas rregullit nuk duhej të ishim bashkë. Por di që ishte një shtëpi e vogël një kateshe e cila banohej nga një çift rreth të pesëdhjetave. Varfëria e rrethonte ngado, por shpirtin e zemrën e kishin të madhe. Deshëm të largohem. Nuk na lanë. Në një dhomë rreth 4×4 u vendosëm bashkë. Në ballë kishte një oxhak i cili gëlonte nga zjarri. I zoti dhe zonja e shtëpisë me ndihmën e vajzave u kujdesen për gjithçka kishim nevojë. Kaluam një natë të paharruar në kushte të vështira por që nuk e bënim gajle. Treguam barcaleta të pa fund dhe e kthyem shtëpinë në një skenë humori. E zonja e shtëpisë na gostiti me një çorbë shume te shijshme. Ne bëme tonën. U munduam ti sajdisim të zotet e shtëpisë me bukë gruri (atë botë fshati konsumonte vetëm buke misri) djathë kaçkavall dhe konserva me mish vici. Darkuam bashkë. Kur erdhi koha për te mbyllur sytë për pak gjumë, u shtrimë ne krah te njeri tjetrit ne të dy anët e oxhakut mbi disa valenca e shilte duke u mbulua me ndonjë batanije dhe kapotat tona të leshit. Vajzat në të majtë dhe ne djemtë ne të djathtë të oxhakut. Ne mesin tone mbi një postiqe leshi i mbuluar me një jorgan u shtri i zoti i shtëpisë i cili mori përsipër të mbante zjarrin me dru gjatë natës por edhe rregullin. Kaluam një natë njëjtë sikur ishim vëllezër dhe motra, edhe pse me disa prej vajzave ishte hera e parë që takoheshim. Vështirësitë si rregull të bashkojnë të rrisin përkushtimin ndaj grupit, të bëjnë human, të forcojnë disiplinën, kohezionin, dhe gatishmërinë për sakrificë. Këto janë të nevojshme edhe sot. Ne duhet të gjejmë fuqi për bashkëpunim, mirëkuptim dhe besim reciprok për likuiduar pasojat e kësaj lufte.

COVID-19-ta.
COVID -19-ta, tashmë ka mundur të depërtojnë dhe përcaktojë mënyrën e jetesës tonë. Gjithsesi triumfi mbi të është i sigurte. Kjo për shumë arsye. Por arsye bazike është se në ketë luftë jemi bashke me të gjithë boten. Shtete me kapacitete të mëdha shkencore dhe financiare nuk kane rrugë tjetër perverse të udhëheqin betejën dhe te sigurojnë fitoren kundër saj. Kjo është çështje kohe. Koha është përcaktuesi i kostos. Ne edhe pse jemi shtet i vogël dhe me mundësi të kufizuara financiare dhe shërbimi shëndetësor kemi avantazhe te cilat po i shfrytëzuam me zgjuarsi do na nxjerrin matanë lumit me kollaj se te tjerët. Kemi territor dhe popullsi te vogël kollaj te menaxhueshme. Kemi infrastrukturë funksionale dhe te mire për ta venë ne shfrytëzim me efektivitet për tu gjendur aty ku duhet. Kemi personel mjekësor te afte dhe me njohuri shkencore te dëshmuar për tu përballur ne front me sëmundjen. Edhe pse tingëllon si raciste, mendoj se e kemi genin e zhvilluar ne mbijetese. Kemi pasur dhe kemi kohë të rimodelojmë dhe ndryshojmë taktikat ne dobi te suksesit. Duhet thënë se situata është nen kontroll, jo vetëm këtu por ne te gjitha trevat shqiptare. Por mendja te thotë edhe po nuk e pyete: Mëso nga bota dhe veçmas nga eksperienca e njeri tjetrit. Fjala vjen: Kosova deri tash e ka dominuar më me sukses situatën. Aty te bien ne sy disa elemente te cilët ka gjasa qe po u adoptuan te jenë po kaq efektive edhe tek ne. Cilat janë?. E para, karantinimi i ashpër i të riatdhesuarve duke i futur ne karantine shtetërore (aktualisht kane 470 veta). Kjo do te thotë këputje e zinxhirit të importimit të infeksionit nga jashtë. Aktivizim i plotë i pushteteve vendore, duke u dhëne fuqi të shpallin izolimin e fshatrave dhe lagjeve të cilat kanë pasur dhe kanë njerëz të infektuar. Vendosja ne eficence të plotë të shërbimit parësor, pra mjekut të familjes. Ndjekja e gjurmës të infeksionit. Testimi për te gjithë zinxhirin e infeksionit duke e keputur dhe izoluar cdo vater infeksioni. Kjo ka bërë që ata prej dy tre ditësh kurba e grafikut të infeksionit të pësojë rënie domethënëse.

Qetësi, durim dhe disiplinë.

Do te ja dalim.