Rruga e makinës ku udhëtoja nuk pipëtinte. Dielli sapo kishte puthur degëzat e shkurreve, anës saj. Qetësia që mbretëronte të ndillte frikë. Sakaq, në kryqëzim, më befasoi një e lehur qeni. U friksova. E vështrova atë i çuditur. Me një kokë të vockël. Sytë gjysëm të mbyllur, por, xixëllonin. Veshët gjatosha I ishin varur. Leshrat të llangosura. Nuk kishte rrypin në qafë. Ecte ngadal duke hedhur putrat mbi asfaltin e zi. Qyteza mbështetur kokën në gjoksin e malit, ende dermiste.
E çudiçme! Pleqtë këtu mbajnë, me shumë deshirë, qen e mace. Ato ju bëjnë shoqëri. Ushqimet i blejn në dyqane. Ndërkoh m’u kujtua një lajm. Disa po hedhin jashtë, këto kafshë të gjora. Edhe ky i ngrati është një viktim e tyre. Ah çfar po ban ky mallkuar virus. U përmalluam të shohim njerëzit. Të ecim lirshëm rrugëve. Nuk pimë dot një kafe në kam. Na treti si qiriu, për së gjalli, ky I flamosur.
Ai ecte përpara. Kuptohet e ndiçja i distancuar. Ai rrallë herë kthente paksa kokën duke më shikuar. Po përpiqem të kuptoi se çfarë thonë sytë e tijë. ‘’Ah, në këto kohë të zymtueme më hodhi jasht. Do të ushqehesha edhe un me pak. Nuk do të doja të dilja në xhiro. Ndoshta për pak minuta, aty posht, në lulishten pranë. Do të rrija urt. Do të merzitesha. Por,do e mbaja të fshehur. Do të shtiresha i knaqur.,, E vështroja dhemshurisht kafshën e mjerë. Dhe përsëri vazhdova.
‘’A e din ti, që më braktise se virusi kërkon mushkërin tande e jo timen. Aty te qelizat e saja ai struket. Është ADN-ja e qelizave të tua, që i jep urdhër për shumim. Dhe po të ndodhte te ti, unë do të jepje nga fryma ime. Do të isha pranë. Kuptohet me vonë do të lehja mallëngjyeshëm. Sigurisht, do të vinte ndihma. E tani vetëm o qyqar kush do të ndihmoi? Më vjen keq!,, U ul duke pushouar pak në tortuar. Avujt i dilnin nga goja. Ato treteshin jasht. Nuk mundem t’a lija vetëm.
Pranë MAPO-s syri më kapi një kafaz. Një djalosh me bluzë të gjelbërt ju shërbente disa syreshëve. Sa iu afrua qeni, ai e mori dhe i dha ushqim. Kujtimi me maskën në gojë dhe dorashka drejtoi trupin, ktheu kokën nga un dhe më tha: – Edhe qentë po përgjerohen nga virusi. Zëri i dukej se po vinte nga një pus i thellë. Dëgjohej pak por e kuptova.
Edhe pse nuk dukej buzëqeshja ime ai e kuptoi nga mollëzat e faqeve dhe sytë. Ndërkohë unë bluaja me vete. Sëpaku këto kafshë të pafajshme e paskan gjetur shpëtimtarin. Po neve a do të arrijm të mbijetojm. Ndërkoh me çantën në dorë, u ndodha brenda. Me vete mendoja e jetoja në mes shpresës e frikës. Ato tundeshin në kanadrin e arsyes time. Nuk dihet se kush do të peshoi më shumë?
29.03.2020 I ngujuari Meziu