Ballina Rajoni Mali i Zi e kalon Kosovën me numrin e të infektuarve…

Mali i Zi e kalon Kosovën me numrin e të infektuarve…

Ka shkuar në 109 numri i të prekurve me virusin Covid-19 në Malin e Zi, duke e lënë kështu Kosovën vendin me më së paku të infektuar në rajon.

Mali i Zi, shtetin në të cilën u paraqitët rastet me koronavirus më së voni në Evropë, tashmë ka regjistruar 109 qytetarë të infektuar me COVID-19, njofton vijesti.me,

Kësisoj, Kosova mbetet vendi me më së paku raste të infektuara. Deri tash janë regjistruar 108 raste, një nga ta ka vdekur e një është shëruar. Në testet e para kanë dalë edhe disa të tjerë të shëruar, mirëpo pritet që t’u bëhen edhe teste të tjera.

Në Shqipëri është rritur numri i të shëruarve, megjithatë po rritet edhe numri i të prekurve nga dita në ditë. Deri tash, Shqipëria ka 243 persona të infektuar, nga ta 52 të shëruar e 13 viktima. Rasti i parë në Shqipëri u paraqit në 10 ditëshin e parë të marsit.

Maqedonia e Veriut numëron 329 raste të prekur me koronavirus. Janë shëruar 12 shtetas të Maqedonsë e kanë vdekur nëntë të tjerë.

Në Serbi, numri i të prekurve ka shkuar në 785. Nuk është shëruar asnjë, e kanë vdekr 16 prej tyre. Serbia po kryen edhe testet e banorëve serbë të Kosovës, tre prej të cilëve kanë rezolutan pozivisht deri tash.

Kroacia ka 867 të prekur me koronavirus, 67 të shëruar dhe gjashtë viktima.

Bosna e Hercegovina ka regjstruar deri tash 411 raste pozitive, 17 prej të cilave janë shëruar e 12 kanë vdekur.

Numri total i të prekurve nga COVID-19 në botë është 809,608. Numri i të vdekurve në botë është afër 40 mijë.

Numrin më të madh të rasteve të prekura në raport me popullësinë e saj e mban Italia me 101,739 dhe me 11.500 të vdekur.

Pas Italisë, rritje të madhe të të prekurve e të viktimave ka Spanja në Evropë.

Virusi së fundmi ka zgjeruar përhapjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tashmë e kanë tejkaluar me numrin e të prekurve Kinën, vendin ku nisi përhapja e virusit, por edhe Italinë.