Ballina Kulturë LULE TË ÇMENDURA – Nga Hamit ALIAJ – Mjeshtër i Madh

LULE TË ÇMENDURA – Nga Hamit ALIAJ – Mjeshtër i Madh

Ai gjithë jetën ,vajzat e bukura i bëri këngë,
Disa ishin të ëndërruara,
Të tjerat ishin sy
Ku pinin ujë drerët e plagosur

Të gjitha së bashku krijonin
Vajzën e ëndërrës
Që emrin s’ia tha kurrë !

U plakën vajzat e këngës
Dhe një natë
Në oborrin e tij
U shfaq një turmë plakash
Që dikur kishin qenë vajza të bukura
Në të cilat përherë kish një mundësi lufte

I çmeritur ,
Poeti i thinjur pa gratë e plakura
që këndonin këngët e tij dhe ziheshin ndërvete
Se kujt i përket kënga dhe cila kish qenë
E dashura e poetit

Dhe mori malet përtej lumit
Pas tij,
Lule të çmendura mbushnin dheun