Mjerisht edhe mbi dy dekada pas çlirimit injoranca e politikanëve mediokër në shekullin XXI po e mbytë Kosovën.
Zhvillimet e fundit dëshmojnë se armiqtë më të përbetuar të sajë, janë vendosur në krye të partive dhe politikës vendore.
Pushtetarët e shitur dhe të shantazhuar nuk mund ti shërbejnë vendit, ata i shërbejnë armikut dhe vetvetes, por jo atdheut, popullit dhe Republikës së Kosovës.
Ngjarjet më të reja vërtetojnë katërçipërisht, se të tillë janë dhe mbeten edhe Hashim Thaçi e Isa Mustafa.
Sot në situatën në të cilën gjendemi, nuk ka veprim më të papërgjegjshëm, se sa turri i Isa Mustafës që mu në valën e shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit edhe me kërrutën e invalidit dhe duke hequr këmbët zvarrë, ti prijë organizimit mercenar të mocionit për rrëzimi i qeverisë.
Dhe këtë vetëm e vetëm, që Hashim Thaçit ti lehtësohet puna, krijohet mundësia dhe hapet rruga e nënshkrimit të marrëveshjes së dyshimtë me Serbinë për ndarjen e Kosovës.
Pse vepron Isa Mustafa kështu, kur siç dihet ky njeri jo vetëm që nuk mori pjesë në zgjedhje, por as nuk i ka shërbyer kurrë Kosovës.
Ishte Kryetarja e Kuvendit z.Vjosa Osmani, ajo e cila në zgjedhjet e fundit më 6 tetor 2019, si kandidate për kryeministre arriti të marrë mbi 176 mijë vota dhe renditë LDK-n, në vendin e dytë.
Ndaj lind pyetja se çfarë dëshiron Isa Mustafa ende në politikë, ka kaluar koha e tij, ky vetëm para dy-tre vitesh ishte vet në pushtet, madje edhe kryeministër i vendit, por me gjithë premtimet dhe zhurmën e madhe paraelektorale, ai nuk arriti kurrë të zbardhë qoftë edhe një vrasje të vetme të pasluftës, ta luftojë korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar, as ta zhvilloj e qojë përpara vendin dhe nxjerr nga izolimi Kosovën.
Sipas Raportit të organizatave: BIRN, KDI, D+ dhe ÇOHU (Hulumtim i mbështetur nga Ambasada Britanike).
Në qeverisjen e LDK – PDK-AAK-AKR-NISMA çdo vit janë humbur nga:
▪ 160.000.000€ (160 milion euro) në tenderë, paratë kanë përfunduar në xhepat e biznesmenëve financues të politikës.
▪20.000.000€ (20 milion euro) ndermarrjet publike kanë humbur gjatë vitit 2018 nga keqmenaxhimi.
▪400.000.000€ (400 milion euro) Kosova i ka humbur çdo vit nga dështimi i Doganës dhe ATK-së për t’i mbledhur tatimet.
▪700.000.000€ (700 milion euro) kanë humbur çdo vit nga korrupsioni, vjedhja dhe abuzimi me pushtetin.
▪Humbjet kanë qenë 13 herë më shumë se buxheti për arsim ose 11 herë më shumë se buxheti për shendetësi apo çdo vit është humbur nga një autostradë.
▪Llogaridhënia është e barabartë me zero; në vitin 2018, rreth 60% e rekomandimeve të Auditorit nuk janë zbatuar fare.
Këto dhe shumë bëma të tjera të trishta kundërligjore janë shkaqet kryesore që garda e udhëheqësve të qeverive të kaluara, të njohur për hajni, zhvatje, korrupsion, nepotizëm e krim të organizuar, po i frikohen kaq shumë qëndrimit në pushtet të qeverisë së Albin Kurtit.
Partia e vjetër e Dr. Ibrahim Rugovës e cila dikur konsiderohej dhe vepronte si Lëvizje Mbarëpopullore e gjithë Kosovës, nën udhëheqjen e Isa Mustafës jo vetëm që nuk arriti asnjëherë të reformohet dhe vetë pastrohet por ajo është shndërruar edhe në filial besnike të Hashim Thaçit.
Ndaj përfundimisht ka ardhur koha që LDK të reformohet ose grupi i deputetëve reformator me në krye z.Vjosa Osmani të krijojnë një subjekt të vetin, të ri politik.
Isa Mustafa nuk ka çfarë pret më,ai duhet ta ngrehë ngadalë këmbën zvarrë ashtu siç di vet dhe me kërrutën e tij, ti fshijë përpara e grah dhe marrë me vete edhe kuadrot e vjetër që kanë ngulfatur partinë si Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova, Skënder Hyseni e ndonjë brithyer tjetër.
Kjo është mënyra e vetme që LDK të mos ndahet dhe përfundimisht të marrë frymë lirshëm, reformohet e përshtatet me kohën dhe familjarizohet me realitetin e shekullit XXI, në të cilin aktualisht edhe jetojmë.