Ballina Aktualitet Lista e aktiviteteve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre...

Lista e aktiviteteve që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe aktivitetet të cilat do të ndalohen të ushtrojnë aktivitetin ekonomik duke filluar nga data 24 Mars 2020

Te nderuar Tatimpagues!

Me qellim zbatimin me rigorozitet te Urdherit te Ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, nr. 193, date 20.03.2020, “Per parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe semundjeve infektive”, lutemi te gjithe tatimpaguesve ti referohen tabeles se meposhtme ku jane te percaktuara:

  • aktivitetet qe lejohen te ushtrojne veprimtari ekonomike dhe,
  • aktivitetet qe nuk lejohen te ushtrojne veprimtari ekonomike

Ne zbatim te ketij urdhri, sqarojme se duke filluar nga data 24 Mars 2020:

Nuk do te lejohet ushtrimi i aktiviteteve te njesive te shitjeve te percaktuara ne tabelen me poshte te cilat jane shenuar me ngjyre te kuqe dhe kane statusin “Mbyllen”

Ndalohet ushtrimi i aktiviteteve në ambjente që ofrojnë shërbime, lokale nate, ambjente të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktivitete palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore dhe qendra argëtimi, të njësive të shitjeve në të gjitha  Qendrat Tregtare si dhe çdo njesie tjeter qe kryhen shitje me pakice te artikujve: industrial, kulturor, veshjeve te llojeve te ndryshme, mallrave artistike, sportive dhe kozmetike.

Do te lejohen te vazhdojne ushtrimin e aktivitetit te gjithe tatimpaguesit qe kryejne aktivitet ne fushen e prodhimit bimor dhe shtazor, perpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobiljeve,prodhimi i energjise,prodhimi dhe furnizimi me uje, si dhe sherbimet e pastrimit, ndertimit te ndertesave, punimeve inxhinierike etj.., te percaktuara ne tabelen me poshte te cilat kane statusin “Lejohen”.

Administrata tatimore ju ben thirrje dhe kerkon mirekuptimin Tuaj me qellim zbatimin e ketij Urdhri ne mbrojtje te interesit e perbashket.

Ftojme te gjithe tatimpaguesit t’i referohen tabeles me poshte per te identifikuar  llojin e aktivitetit te tyre dhe statusin qe duhet te zbatojne. Per cdo informacion apo qartesim te metejshem ju lutem kontaktoni adresen e emailit: info@tatime.gov.al

Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve Ju falenderon per bashkepunimin dhe mirekuptimin Tuaj!

Dokumenta ndihmëse