Ballina Kulturë VARRET KATOLIKE – Fletë ditari, Shkodër, 1978 – Nga Zeqir Lushaj

VARRET KATOLIKE – Fletë ditari, Shkodër, 1978 – Nga Zeqir Lushaj

…!

Sa të mençëm katolikët!

Varrin, e bëjnë si shtëpi.

 

Me derë…, dritare…, rafte…,

Aty të presin pa asnjë bezdi !

 

Guxova, u futa në një varr familjar,

Mu duk se vdekjen e njifja më parë.

  

-Nuk qenka e tmerrshme, sa thonë,

Duket se flejnë…, bashkëbisedojnë!

  

Guxoni, dhe bëni aty një vizitë,

Bota e vdekjes do t`ju hapi sytë !!

 

…!

 Mes dy Jetëve = një andërr,

Asaj,  zgjuar…, dhe, asaj Tjetrës,

 

Varret katolike = Një Urë,

Mënyrë e vazhdimit të jetës.                  *

                     ./.

    *Për herë të parë në jetë, në vitin 1978 në Shkodër (te Ura e Thive), me mikun tim

    nga Shijaku, Selman Lala, kemi vizituar varret katolike ,dhe, jemi befasuar..

-POEZIA ESHTE NXJERR NGA LIBRI NE FORMESIM E SIPER ME TITULL `´Te vrasesh nje poet´`-