Ballina Kulturë BAJRAM CURRI GJITHMONË MË PRET NË QYTETIN TIM – Nga Ramiz LUSHAJ

BAJRAM CURRI GJITHMONË MË PRET NË QYTETIN TIM – Nga Ramiz LUSHAJ

Sivjet të kam lanë vetëm, o Bajram Curri ynë tribunal.
Çdo 29 mars të vija me lule bjeshke tek lapidari i bardhë.
T’i prekja alltinë e nxehtë e ballin me gjakun e ftohtë.

Kam 90 vjet tue të dvet: Kush të ka vrarë dje dhe sot?!
Më kanë akuzue Elegjia e Nolit, Shpella e Dragobisë…!

E kam ndie atë krismë tek Haxhi Zeka i Pavarësisë
Në shtatrritjen e Azem Hajdarit në vitet e Demokracisë…
Kur gjaku i djemve të Tropojës skuqte n’Flamur t’Shqipnisë

Në pashaportën time, në çdo kërkesë e CV-i
Ti – mbiemër i qytetit tim të lindjes, aty më rri…

Në vendlindje mungojnë shumë nga njerëzit e mi
I pari, Bajram Curri në Shtatore, gjithmonë më pret aty.

Valbona t’i lan plagët e krismave. Kollata të rri kurorë
Ti na pret e përcjell – me penë e me pushkë në dorë.

Ti je për Ne, qytetarët e Tu – një fuqi e gravitetit.
Një simbol kombëtar – në kryeqendër të rrethit.

O, Bajram Curr, Hero i Popullit, Piedestal i Kohës.
Me emnin tand në pashaportë i bie rreth e qark botës….

Tiranë, 29 mars 2015