E pyeta malin dhe drurët
Pse zogjët u kan ikur ?
E pyeta murin e Berlinit
Pse gurët i kishe të plasaritur ?
I pyeta vajzat
Pse fjalët i kan prej zjarri ?
E pyeta shiun e Kosovës
Sa mbushe gropa varri ?
I pyes dallandyshet përse nuk vijnë
Kaq gjatë ju kam pritur.
Pse nuk kthehen në folen e vjeter
Mbesat e mia më shumë janë rritur.
Eh ! Berozë , e bukur Berozë
Në mes të erës së dimrit.
Pse nuk mendove me kohë
Për kaçurelin e zi të Eseninit.
Përse bosh na mbetën duart e vogla.
Ndoshta nga zogjët qē ikën .
Përse të trazuan ty Ahmatova
Qysh atëherë dhe flakët u fikën
Përse Leonardo da Vinçi u dashurua si i marrë.
Pak hëngri , e më pak fjeti
Gjersa buzëqeshjen e Mona Lizës
E bëri kryeveper portreti.