A e dini se dhimbja më e vogël e dhëmbëve, mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tuaj?
Siç duket, ekziston një lidhje e fortë mes gjendjes së dhëmbëve dhe gjendjes së organeve të brendshme të trupit.
Për shembull, dhëmbët e poshtme dhe të sipërme lidhen me veshkat, fshikëzën dhe veshët ndërsa dhëmbët e qenit janë të lidhur me gjendjen e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
Si shpjegohet nga ekspertët, premolaret pasqyrojnë gjendjen e mushkërive, molarët tregojnë shumë për gjendjen e stomakut, shpretkës dhe pankreasit, dhe dhëmballat e pjekurisë lidhen me zemrën dhe zorrën e vogël.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha dhimbjet apo sëmundjet e brendshme shoqërohen nga dëmtimin e dhëmbëve.
Dhimbja në incisorët e sipërm dhe të poshtëm zakonisht është një shenjë që lidhet me sëmundjet e veshëve, cisteve që mund të ketë trupi dhe veshkave. Dhimbja në incisorin e parë sinjalizon glutenin ose problemet me prostatën tek meshkujt.
Nëse jeni duke përjetuar dhimbje tek dhëmbët e qenit, kjo gjë mund të lidhet me hepatitin. Në rastin e dhimbjes në dhëmbët premulare, shkaku mund të jetë koliti, reaksionet alergjike dhe pneumonia.
Nëse keni dhimbje tek dhëmbët e katërt (lart dhe poshtë), ndoshta mund të vuani nga dhimbjet e gjunjëve, bërrylave, shpatullave, zorra e trashë ose sëmundjet e lidhura me inflamacion, si artriti.
Sa i përket dhimbjes tek dhëmbët molarë, arsyet mund të jenë ulçera stomakut, pankreati kronik, anemia, gastriti kronik.