Ballina Aktualitet DIÇKA DUHET TË KORRIGJOJMË NË POLITIKËN E SHBA DUKE DREJTPESHUAR QËNDRIMET TONA...

DIÇKA DUHET TË KORRIGJOJMË NË POLITIKËN E SHBA DUKE DREJTPESHUAR QËNDRIMET TONA NDAJ SERBISË DHE KOSOVËS

-Kongresmeni i njohur amerikan ELIOT ENGEL- kryetar i Komitetit për Politiken e Jashtme në Kongresin Amerikan, mik i madh i Shqiptarëve, ka lëshue në diten e djeshme (27 mars 2020), në Uashington D.C., këtë Deklaratë lidhur me politikën aktuale të SHBA ndaj Kosovës euroatlantike-

“Të thuhet se SHBA-ja dhe Kosova kanë raport të ngrohtë dhe të afërt, do të ishte nënvlerësim i thellësisë së lidhjeve tona. SHBA-ja e ka udhëhequr fushatën për ta ndalur spastrimin etnik gjenocidal të Milosheviqit dhe ka qenë mikja më me ndikim dhe më konsekuente e Republikës sovrane dhe të pavarur të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them me bindje se amerikanët nuk priten më ngrohtësisht diku tjetër në botë.

Kam qenë krenar të jem partner i qeverive të Kosovës, të udhëhequra prej partive të ndryshme politike. Nuk marr anë rreth asaj se kush duhet ta udhëheqë Kosovën. Është ky vendim i popullit të Kosovës. Gjithnjë do të punoj me atë që e zgjedhin ata.

Prandaj, po shqetësohem gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që po i përdor administrata Trump karshi Prishtinës. Departamenti i Shtetit ka kërkuar tash e sa kohë që Kosova t’i heqë tarifat. Por, kjo administratë përdori ndëshkime ekonomike vetëm pak javë pasi që mori postin Qeveria Kurti. Në vend ta linte Qeverinë e re, e cila po përballej me pandeminë, që t’i plotësonte radhët e agjencive të veta dhe t’i vendoste procedurat e brendshme, SHBA-ja i kontribuoi një krize politike në Prishtinë, rreth tarifave mbi Serbinë.

Ka shumë arsye se përse Kosova duhet t’i heqë tarifat, në rend të parë shkaku që ato më shumë po e dëmtojnë sesa që i ofrojnë ndonjë levë për arritjen e ndonjë marrëveshjeje paqësore me Serbinë. Sido që të jetë, tarifat janë mjet legjitim i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë vënë anembanë botës nga presidenti Trump, si kundër miqve ashtu edhe armiqve, për shkaqe ekonomike dhe politike.

Në vend të përdorimit të taktikave të rrepta me një shtet mik, që mbështetet tek përkrahja jonë, SHBA-ja është dashur të punojë me durim me Qeverinë tani në largim të Kosovvës – si ishte munduar të punojë me Qeverinë e mëparshme të Kosovës – për përmirësimin e politikave që promovojnë mirëqenien dhe paqen afatgjatë. Qasja e rreptë ndaj një demokracie të vogël është vepër bullizmi, e jo e një partneri të matur. Sidoqoftë, do të vazhdoj të punoj me atë Qeveri që e zgjedh populli i Kosovës, tani dhe në të ardhmen.

Për më tepër, presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i jobalansuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypsin prej Administratës që të vëjë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje.

Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalansimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës. Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianëë, për t’i trajtuar të dyja shtetet si partnere të pavarura dhe sovrane, duke përdorur standarde të njëjta për të dyja palët, teksa mundohemi t’i rifillojmë bisedimet paqësore. Kur ligji i SHBA-së thotë se duhet t’i vëmë sanksione Serbisë shkaku i lidhjeve të saja të sigurisë me Rusinë, atëherë duhet ta bëjmë.

Krahas kësaj, SHBA-ja duhet ta rinisë menjëherë ndihmën e saj përmes MCC-së. Modeli i MCC-së bazohet në indikatorë objektivë, të bazuar tek të dhënat dhe një fundament të arritur në marrëveshje midis SHBA-së dhe shteteve pranuese. Përdorimi i kësaj ndihme si detyrues për veprime që nuk lidhen me MCC-në apo misionin e saj e kthen këtë agjenci në një mjet tjetër për ushtrim trysnie – duke e shndërruar pikërisht në atë që është synuar të mos jetë”.

 

__________________


Engel Statement on U.S. Policy toward Kosovo

 

March 27, 2020

 

Washington—Representative Eliot L. Engel, Chairman of the House Committee on Foreign Affairs, today made the following statement:
 

“To say that the United States and Kosovo have a warm and close relationship would be understating the depth of our ties. The United States led the campaign to end Milosevic’s genocidal ethnic cleansing and has been the most powerful and consistent friend of the independent and sovereign Republic of Kosovo. I’ve visited Kosovo many times and can confidently say Americans do not receive a warmer welcome anywhere else around the world.

 

I’ve been proud to be a partner of Kosovo governments led by a variety of political parties. I do not take sides on who should run Kosovo. That is a decision for the people of Kosovo. I will always work with whomever they choose.

“This is why I have been increasingly concerned with the heavy-handed tactics the Trump Administration is using with Prishtina. The State Department has long called for Kosovo to lift its tariffs on Serbia. But this Administration turned to economic penalties just a few short weeks after the Kurti government took office. Rather than letting a new government facing a pandemic staff its agencies and set up internal procedures, the U.S. contributed to a political crisis in Prishtina over the tariffs on Serbia.

There are good reasons for Kosovo to lift tariffs, mostly that they are hurting Kosovo more than they are providing leverage to reach a peace deal with Serbia. Regardless, tariffs are a legitimate tool of a sovereign nation. As such, they’ve been imposed around the world by President Trump against friends and foes, alike, for economic and political reasons.

Rather than using overbearing tactics with a friend which relies on our support, the United States should have patiently worked with the now-outgoing Kosovo government—as it sought to work with the previous Kosovo government—to improve policies which promote prosperity and a lasting peace. Strong-arming a small democracy is the act of a bully, not a mature partner. Regardless, I will continue to work with whatever government the people of Kosovo select now and in the future.

Moreover, the pressure imposed on Prishtina for its tariffs is decidedly unbalanced. Serbian diplomats are transiting the globe pressing countries to derecognize Kosovo, and Serbia is deepening relations with Moscow and purchasing significant amounts of Russian weaponry. In fact, under the Countering America’s Adversaries Through Sanctions Act (CAATSA) passed by Congress in the aftermath of Russia’s interference in the 2016 elections, these arms purchases require the Administration to impose sanctions on Serbia. Neither have we imposed those sanctions, nor have we energetically pressed Serbia to end its derecognition efforts.

Something’s wrong with U.S. policy and we need to correct it. We should start with rebalancing our approaches toward Serbia and Kosovo. We should work with our European allies to treat both countries as independent and sovereign partners, applying consistent standards to both sides as we try to restart peace talks. When U.S. law says we should sanction Serbia due to its security ties with Russia, we should.

Additionally, the U.S. should immediately restart its assistance through the Millennium Challenge Corporation (MCC). The MCC model is based on objective, data-driven indicators and a mutually agreed upon compact between the U.S. and the recipient country. Using this assistance as a bludgeon for actions not related to MCC or its mission twists the agency into just another transactional pressure tool—precisely what it was not intended to be.”

# # #
Permalink: https://foreignaffairs.house.gov/…/engel-statement-on-u-s-p…