Ballina ED/OP Politika kosovare hyri me vullnet ne një krizë me risk te lartë...

Politika kosovare hyri me vullnet ne një krizë me risk te lartë – Nga Qazim SELIMAJ

Mbrëmë parlamenti i Kosovës i mbledhur në kushte te gjendjes të emergjencës e rrezoi qeverinë Kurti me 82 vota pro nga 117 prezent ne salle.
1. Kur ngjarjet i përngjasin njëra tjetrës mendja të kthen mbrapa.
Maratona e gjatë e diskutimeve me ngacmoi mendjen dhe ma ktheu mbrapa. Po, po mbrapa këtu e 31 vjet. Edhe ahere ishte Marsi i 1989 dhe në Kosovë ne kushtet e gjendjen të posaçme u mblodh parlamenti i Kosovës . Dje u mblodhe po nw seancw parlamentare në kushte emergjence me fytyra te maskuara, doreza dhe mjete dezinfektuese ne dorë nën peshën e frikës të e COVID-19-tes, këtij armiku të pamëshirshëm të njerëzimit. Atë botë Kuvendi i Kosovës i rrethuar me tanke e ushtri e pati pranuar heqjen de fakto e de jure të autonomisë. Sot ne kushte specifike dhe unike rrezoi qeverinë me vetëm 55 ditë jetë. Është logjike të pyetet: Po çfarë lidhje kanë këto të dyja me njëra tjetrën. Atëherë ishin nën pushtim, sot kanë shtetin e vet. Kështu është, dy botë krejt të kundërta. Por te dyja i lidh një personalitet politik i Kosovës. Eh, ky është Isa Mustafa i cili atëherë ishte ministër dhe njeri nga autoritet shqipfolëse që e mbronte me pasion ndryshimet kushtetuese të paraqitura nga Kuvendi i Serbisë. Sot përsëri është ne krye të LDK-së dhe po me kaq zell kërkon të ç’bëje qeverinë në kushtet e emergjencës botërore dhe për më tepër kur qeveria po punonte mirë.
Së dyti, atë botë ishin tanket serbe dhe ushtria serbe të cilët e kishin rrethuar sallën e kuvendit te Kosovës dhe kërcënonin jo vetëm lirinë por edhe ekzistencën e qytetarëve të Kosovës. Sot, jemi nën kërcënimin e COVID-19 –tes përsëri me jetë. Atë botë (e kam ndjekur ne TVP të gjithë seancën) pati 11 deputetë nga 190 gjithsejtë të cilët e kundërshtuan vendosmërisht ndryshimet kushtetuese. Në sytë e mi edhe sot ka ngelur fotografia e Riza Llukës ne këmbë me gishtin e ngritur lart duke folur nga mesi i sallës dhe Melihate Terkollit të cilët duke mos përfillur vdekjen thoshin jo dhe vetëm jo. Koha dëshmoi se Riza Lluka dhe Melihate Terkolli me 9 kolegë të tyre kishin jo vetëm të drejtë por shume të drejtë. Isa Mustafa e kompani ishin në anën e gabuar. Por ja që ky delfin i ftohtë dhe mjeshtër i kulisave mundi tu përvidhet me dinakëri sponsorëve të vet (Bukoshi &Sejdiu) ti rrezoje me demokraci mahallash dhe të kapi lidhjen demokratike të Kosovës!!. E pra, ky ka në dorë shumëçka për të sotme dhe të ardhmen e Kosovës.
Së treti, dje fshihej pas Federatës Jugosllave, sot pas amerikanëve dhe evropianëve. Heej zot. Shihni ka firmosur demarkacionin me Malin e Zi, ka firmosur Zajednicen te cilën e ka rrezuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Me veprime aktive ka shtyrë krijimin ushtrisë të Kosovës. Edhe atëherë amerikanet ja kërkonin të hidhte hapin e duhur të shkonte ne Parlament dhe të votonte krijimin e ushtrisë pasi ishe e mundur edhe votimi nga pakicat. Ata që ja kërkonin ishin në nivele shumë më të larta se ambasadori Grenel. Nuk pranoi me synimin ta kapte qeverisjen dhe shtetin e Kosovës. Sot ju paska vra barku për amerikanet. Mbroçkulla. Ky ka një hall shumë më të madh. Eh…halli ishte të mungesa e besimit te Kurti, jo për interesa të Kosovës por për interesa vetjake, klanore dhe të një grupi bajraktaresh të cilët për fat të keq janë instaluar ne krye të LDK-së. Sigurisht njerëzit kanë të drejtë të ndryshojnë. Pra edhe Isa Mustafa. Por ky bën pjesë tek ato modele që nuk e përdorin te kaluarën për mësime por si përvoja për të luajtur ne labirintet e klaneve dhe grupeve që kanë interes pushtetin për fitim dhe fitimin për pushtet.
2. Seanca e djeshme i dëmtoi interesat euro-atlantike të Kosovës.
Së pari, ajo krijoi imazh të dëmshëm dhe me pasoja për shtetin e saj duke “promovuar” një retorike turpi dhe stigmatizuar partinë më të votuar në Kosovë antiamerikane. Kujt i sherben kjo?. Vetem Kosoves jo.

Së dyti, ajo nxiti dhe po sherben si mollë sherri ndërmjet Evropës dhe SHBA-së. Shihni reagimet e palëve. Gabim ky, trashanik dhe i ulët që dinë ta bejne mirë vetëm ata që kanë mbetur rob të shkollës politike Jugosllave. Populli ynë ka një shprehje të urtë popullore e cila thotë: “Kur zihen të mëdhenjtë paguajë të vegjlit”. Nuk ka shanse që te ketë marrëveshje me Serbinë pa pajtimin e BE-së dhe Britanisë së Madhe. Në kohen kur diplomacia kosovare duhej te punonte të ulte sa të mundej kundërshtitë e Rusisë dhe Kinës, dje seanca parlamentare e lagur nga shiu i marrëzisë dhe interesat e ustallarëve të pushtetit punoi të rrisë skeptiket dhe kundërshtaret brenda BE-së. Në Kosovë kanë të drejtë të shqetësohen dhe ruajnë të pacenuar partneritetin me SHBA-në. Sepse SHBA udhëhoqi betejën për daljen e tyre nga okupimi serb. Por nuk duhet të harrojnë kurrë një rregull të hekurt i cili në fakt është në themel të NATO-s dhe BE-së. Nëse nuk siguron unitet dhe pajtim me anëtarët e saj kurrë nuk mund të hyjë NATO-n ne luftë, bile as në operacion humanitar. Atëherë çfarë përfiton Kosova duke u futur vet ne sanduic ndërmjet ferkimeve SHBA- BE?. E thënë shqip: Faqen e zezë të atyre që e luajnë ketë lojë të pistë për dominim pushteti.
Së treti, e pashembullt, unikale në llojin e vet. Ajo që prodhoi dje parlamenti i Kosovës është heqja e mbështetjes politike qeverisë se vet duke e lenë të vetme ne luftë. A mundet që Komandës të operacionit në luftë t’ja heqësh mbështetjen politike dhe të pretendosh se po i kontribuon luftës kundër armikut të përbotshëm COVID-19-tes. Jo dhe vetëm Jo. Atëherë diçka me e madhe e shtyu eshtabilimentin e vjetër te bashkohet për të mundur qeverinë e vendit të vet duke e futur të çarmatosur në betejën me koranovirusin. Shkurt e shqip kjo u shërben veç interesave individuale te shtabeve politike të partive të provuara në pushtet dhe Vucicit. Shihni, u bënë bashkë të gjithë përfshi listën SERBSKA.

Po pse tash??!!! A thua nuk kishin kohë që pas tre muajsh të bënin të njëjtën gjë kur të ishte kaluar periudha dhe kulmi i epidemisë. Kjo mungesë përgjegjësie nuk është vetwm refleks i formimit dhe klaneve të mahallave të LDK-se por lëvizje e detyruar për të ndalë nxjerrjen ne dritë të zullumeve ne qeverisje. Grenell dhe SHBA janë maska dhe asgjë më shumë.
3. Albin Kurti ky kamikaz i pandreqshëm.
Siç duket Albin Kurti është i bindur se George Orwell ka pasur të drejtë kur ka thënë se: “Liria është e drejta për t’u thënë të tjerëve atë që nuk duan ta dëgjojnë”. Dje Albini u përpoq tu thotë të gjithëve dhe veçmas ambasadorëve të huaj atë që ata nuk duan ta dëgjojnë. U tha edhe parlamentarëve që ishin barrikaduar kundër qeverisë atë që nuk donin ta dëgjonin. Gaboi kur i shkoi vet në pritë Isa Mustafës duke shkarkuar Agim Veliun. Gaboi kur e ktheu ne betejë dominimi postin e kryeministrit me atë të Presidentit. U dëshmua se ishte po kaq kokëfortë ne pushtet sa ishte në opozitë. Megjithëse në një situatë të vështirë dhe delikate që i kishte rezervuar epidemia COVID -19, ai u dëshmua manexher i dobët ne komunikim dhe tregoi mungesë lidershipi për administrimin e krizes me partnerin ne koalicion. Thjesht ai u kthye ne kamikaz kundër të gjithëve. Dhe pagoi çmimin e asaj që beri. Beteja verbale me amerikanet nuk i duhej as atij dhe as Kosovës. Ai gaboi kur u fut në lojën që i përgatitën mjeshtrit hjekes te lojës se pushtetit. Jo. Nuk kishte arsye dhe praktikisht as nuk i duhej. E vetmja përgjigje e tij duhej të ishte: Amerika është e madhe, shume me e madhe se tre, katër e pese persona sado të pushtetshëm te jetë për rastin. Ajo ka qene dhe do te jetë sot e gjithë jetën partnerja jonë kryesore.
4. Po tash?.
Eshtabilimeti i vjetër politik i Kosovës epidemisë i ka shtuar edhe virusin e pushtetit të mëkatarëve. Për të mbërritur këtu janë thirre ne emër të kushtetutës. Nuk ka asnje dyshim se edhe Presidenti Thaçi i cili ka një rol të rëndësishëm për të luajtur do një qeveri e cila së paku te jetë jetëgjatë deri ne pranverën qe vjen. Ky si kalkulim për të realizuar marrëveshjen me Serbinë dhe si mundësia me e mirë për ta ratifikuar atë ne parlament, (gjithmonë nëse nuk gjejnë një artifice tjetër për ta futur ne fuqi pa e ratifikuar). Kam pare e dëgjuar shumë analistë kosovarë të flasin e thonë për variante të ndryshme qeverisje. Por një gjë nuk e thonë. Dhe kjo është: Nëse jep dorëheqje Vjosa Osmani, (e cila ne fakt për moral, etikë dhe normë duhet ta japi), atëherë si do zgjidhet kryetari. Thaçi për nevoja te veta pati sjelle një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila ketë te drejtë ja njeh vetëm partisë që ka dale fituese ne zgjedhje. Kujtoni kur mbajti për muaj të terë parlamentin jashtë funksionimit. Per ta permbledhur: çdo manovër politike që mund të behet për te ndërtuar një qeveri qoftë edhe me bazë të gjerë pa vullnetin e VV nuk funksionon. Kjo për faktin se para votëbesimit të saj në parlament duhet të zgjidhet kryetari i Parlamentit. Atëherë ka dy rrugë ose te shkojnë ne zgjedhje ose të përdorin eksperiencën shqiptare të Parlamentit. Nëse provohen lojëra duke shkelur jo vetëm normën por edhe praktikat kushtetuese atëherë ka gjasa reale qe Kosova të shkojë në përplasje sociale. VV nuk është PD&LSI e Shqipërisë. Ajo nuk ka në krye njerëz të shantazhuar dhe për me tepër ka një bërthamë revolucionare që nuk njeh forcë. Kjo situatë veç Kosovës nuk do ti duhet. Prandaj si erdhën punët zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje edhe pse ato do ta frenonin për pak kohë ngutin e operacionit Grenell. Po, kjo duhet te ndodhe edhe pse situata pas zgjedhore do të jetë e komplikuar dhe me të panjohura. Kjo qe prodhoi seanca e djeshme zigjidhet vetem me zgjedhje edhe pse e kushtueshme dhe pse larg mundesive per te rikuperuar shpresën që kishte prodhuar 6 tetori.

5. Amerika është e madhe dhe për fat interesat tona gjeopolitike janë brenda interesit te tyre.
Ka pasur dhe ka personalitete zyrtare amerikane që nuk i shohin më të njëjtin optikë interesat amerikane ne rajone të ndryshme te botës. Bile edhe për Ballkanin janë përplasur jo pak herë ndërmjet veti. Ka shembuj të shumtë. Njeri i freskët, rasti Bolton. Në Amerike lejohet me ligj lobimi. Edhe atje si kudo, veçmas para betejës për mandatin e dytë Presidentet e radhës përpiqen të arrijnë objektiva të mëdha nderkombetare që rritin entuziazmin në mbështetje. Kosovës nuk i duhet nxitim që të hyjë në një proces final në situatë parazgjedhore. Ja erdhi Nëntori. Qofte ky President e hala më mirë shume me mire po të vijë Bajdeni, faktorin e dytë do ta shmangnin. Mbetet lobimi. Kosovës i duhet ta blejë kohë të shfrytëzojë lobimin. Për pasojë shkuarja ne finale ne situate paszgjedhore do ti krijonte kushte shumë të favorshme.
Kujtoni çfarë thotë Bill Klinton për Ibrahim Rugoven: I thashë vetëm pavarësinë mos ma kërko, çdo gjë tjetër do ta plotësoj. Ai pasi mendoi pak me tha: Zoti President sa here te vij këtu, sa herë të ma japësh mundësinë të te takoj, unë nuk kërkoj vetëm një gjë dhe ajo është pavarësia. Dhe me thoni a kishte shqiptar ma pro amerikan se Rugova. Ai e la jo vetëm të shkëlqyer por edhe amanet miqësinë me SHBA-në. Shqiptaret nuk kanë rrugë tjetër. Por rrugën e tyre duhet të mbulojnë me dinjitet dhe mençuri, atëherë vërtet janë aleat të SHBA-së. /26,03.2020 /