Po shkruaj disa fjali, ndjenja në përkujtim të MuhametSecit, babushit tim, tonë në këtë 1 vjetor të ndarjes sonëfizikisht dhe bashkimit tonë shpirtërore. Ti ke një vend tëveçantë e themelor tek unë e puna jote tek populli i Malesisë së Gjakovës.
Në rritjen time, hapat e mi të parë kanë pasur ndikim nga ti, që nga leximi i “Lahutës së Malsisë” e deri tek tregimet e historitë e bëmave të maleve tona.
Familja jonë e madhe qe e fortë nën hijen tënde e unë ngadijet e tua, mësimet e tua mora një rrugëtim tjetër. Ngrohtësia e veprimeve, përkrahja jote drejt meje e të gjithë neve ishte e do të ngelet e papersëritshme.
Për mua o patriot i penës, o patriot me penë, janë pa peshëne duhur, ideale shkronjat e fjalët rreth teje si staturë në mua, siinspirim në mua e as poema a kengë nuk japin deshminë e çmuar e të qenurit rreth teje, të mesuarit rreth teje…
“Jo trishtim, jo hidhërim” sot sepse kreshnikët e maleves’janë të tillë veprat e fjalimet e tua me kanë ngulitur këtë gjë. Ndër, për dhe nga Babushi jonë nëpërmjet kujtimevembresëlënëse si burrë, baba, studiues e kontribues i kulturës e historisë së Tropojës e jo vetëm.
Tiranë, 27 mars 2020