Pranvera ca njerëz i zuri larg
Të ndarë mbetëm rreth e rrotull ,
Cili djall e kurdisi këtë çark?!
E pengmarrë bota krejt vorbull.
Një lule në park këputa mallshëm
Me gjuhën e saj të flas me ty…
Ç’është ky mister që po kosit rëndshëm?!
Çlirna mënxyrës të vijmë te Ti.
E lëshova atë si me dhimbje
Te mbyllja globale ia mbatha vrapit ,
Në ikje sikur ia dëgjova rënkimin
Nuk mbytet jeta prej aromës e flladit.