Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se mirëpret vendimin e Bashkimit Evropian për hapje të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne mezi presim që të thellojmë partneritetin tonë strategjik me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa ato bëjnë hapat tjerë drejt rrugës së tyre perëndimore”.
Në deklaratë po ashtu është thënë se Shtetet e Bashkuara janë partnere me të dyja qeveritë në kryerjen e reformave që u nevojiten në fuqizimin të sundimit të ligjit, në përpjekjet tjera kundër korrupsionit, në rritje ekonomike dhe luftim të krimit të organizuar.
Më 24 mars, Këshilli për Çështje të Brendshme i BE-së ka miratuar hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE të Tiranës dhe Shkupit.
Në tetor të vitit të kaluar, Franca e ka bllokuar vendimin pozitiv për Tiranën e Shkupin, duke kërkuar reforma të mëtejshme nga to, por edhe reformim të vetë procesit të zgjerimit të BE-së.
Për rrjedhojë, javë më parë është paraqitur metodologjia e re e zgjerimit të BE-së.